Pak kohë më parë në Amerikë më tepër se 22000 mjekë të moshës prej 40 deri në 80 vjet kanë kryer një hulumtim. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë i sëmurë nga sëmundjet e zemrës. Çdo dy ditë kanë marrë nga një aspirin (325 mg), kurse të tjerëve u janë dhënë tableta sipas zgjedhjes së rastit.

Hulumtuesit kanë konstatuar se përdorimi i aspirinës ka zvogëluar sulmet e infarkteve për 50%.

Në një studim tjetër që është .kryer mbi 5000 mjekë britanezë, është konstatuar se aspirini i ka zvogëluar rastet e infarktit, por numri i atyre që kanë pasur sulme në tru ka qenë më i madh.

Këto studime kanë treguar se aspirini ka ndikim më të madh te njerëzit që kanë mbi pesëdhjetë vjet. Ky ilaç posaçërisht është efikas tek ata që kanë shenja të sëmundjeve të arterieve të zemrës, siç janë sasia e lartë e yndyrës në gjak, tensioni i lartë, sheqeri dhe pirja e duhanit. Lidhja Amerikane për Sëmundje Koronare porositë, pas konsultimit me mjekun, marrjen e gjysmë ose një kokrre të plotë të aspirinës në ditë (150-325 mg).

Porositë do të ishin këto:

1. Gjysmë tablete ose një të tërë, për të sëmurët nga angina pektorisi, nëse për këtë nuk ka pengesa mjekësore;

2. Marrja e aspirinës çdo dy ditë (325 mg) për njerëzit mbi pesëdhjetë vjet, posaçërisht ata që kanë disa parakushte për sëmundje të arterieve të zemrës, siç e cekëm më parë.

Kohëve të fundit disa porosisin që të merret 100 mg aspirinë në ditë si mbrojtje nga sëmundjet e arterieve koronare. Është e mundur të vërtetohet së shpejti se për t’u arritur ky efekt mjaftojnë edhe 40 deri 57 mg.

Nga marrja e aspirinës duhet të kenë kujdes këto grupe:

1. ata që kanë të thatë në lukth ose ndezje në lukth;

2. ata që kanë ndonjë lloj sëmundje;

3. ata që i kanë të sëmurë retinat e syve nga sheqeri;

4. të sëmurët nga rritja akute e shtypjes së gjakut180;

5. gratë shtatzëne është mirë të përdorin aspirinën;

6. aspirinën duhet me kujdes ta marrin edhe ata që marrin ilaçe për hollimin e gjakut;

7. është e ndaluar t’u jepet aspirinë fëmijëve të vegjël nën dymbëdhjetë vjet, sepse mund të sëmuren nga sëmundja e Rejovit.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author