Kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë është rritur interesimi për hudhrën dhe prodhimet e saj pasi që dijetarët kanë zbuluar ndikimin e saj në zvogëlimin e kolesterinës në gjak dhe mbrojtjen nga sulmi në zemër.
Sëmundjet e arterieve koronare janë shkaqet më të shpeshta për vdekjen e njerëzve në Amerikë dhe Evropë. Është e ditur se rritja e sasisë së kolesterinës në gjak i shkakton këto sëmundje.
Nëse e dimë se kolesterina arrin shkallën më të lartë nga ajo që është e preferuar (200mg ose 5,2 ml/ 1) gati se te gjysma e banorëve të Amerikës dhe Britanisë, a është e logjikshme që gjithë atyre t’ u shkruhen ilaçe që do t’ i marrin për çdo ditë gjatë tërë vitit?
Nuk ka mjek në botë që do të dëshironte gjysmën e shoqërisë, madje edhe një të katërtën, t’i shndërrojë në njerëz të sëmurë të cilët rregullisht do të marrin ilaçe.
Dr. Talib Ilam, kryeredaktori i revistës ”Bota e mjekësisë dhe farmacisë” në artikullin e publikuar në vitin 1991 për hudhrën thotë: ,
”Në fillim të viteve të tetëdhjeta hudhra ka filluar t’ua tërheq vëmendjen mjekëve dhe hulumtuesve. Ka filluar të flitet për vetitë mjekuese të saj dhe mundësinë e përdorimit të saj për qëllime mjekuese. Ende pa mbaruar ky dhjetëvjetësh, nga Unioni i Farmaceutëve Gjermanë, hudhra u zgjodh medikament i vitit 1989. Një vit më herët, kodeksi gjerman aprovoi hudhrën si medikament zyrtar.”
Revista ”British journal of Clinical Practice” në prill të Vitit 1993 ka publikuar artikullin për rolin që do të mund ta luante hudhra në zvogëlimin e përqindjes së sëmundjeve të arterieve koronare, angina pectoris dhe trombozës.
Në tetor të vitit 1993 revista ”Annals of internal Medicine” ka publikuar studimin analitik të një numri të madh të hulumtimeve të hudhrës dhe yndyrës në gjak. Është vërtetuar se konsumimi i një thelbi të hudhrës në ditë, sjell në zvogëlimin e kolesterinës në gjak për 23 mg%. Kjo donë të thotë se sasia e kolesterinës është zvogëluar për 9% nga vlera e tij bazore. Dhe jo vetëm kjo, hulumtimet shkencore bashkëkohore tregojnë se hudhra ka ndikim antibakterial kundër skrrajave, ndonëse shumë më pak se antibiotikët bashkëkohorë.
Për mënjanimin e erës së keqe të hudhrës disa preferojnë marrjen e sallatës, magdonozit, fara të anisit ose nane me hudhër ose menjëherë pas saj.
I paralajmërojmë disa të sëmurë që ushqehen me hudhër ose me diç nga prodhimet e saj, kurse i lënë ilaçet për uljen e shtypjes ose sasisë së kolesterinës në gjak që para se të ndërmarrin këtë hap të konsultohen me mjekun. Nuk guxon të ndryshohet doza e as të ndërpritet me marrjen e ilaçeve pa dijen e mjekut. Te konsumimi i hudhrës duhet pasur kujdes ata që përdorin mjete për dekoagulimin e gjakut.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK