Mjeku me përvojë dhe intelegjent i ndjek  11  rregulla në diagnoztifikimin dhe shërimin e pacientëve, dhe me atë rast:

  • E përcakton dhe e klasifikon llojin e sëmundjes
  • Hulumton etiologjin e sëmundjes, prejardhjen e saj dhe shkaktarin,
  • Hulumton konstituimin trupor, gjendjen momentale të pacientit dhe cilësit e tij të fuqis dhe të dobësis. Nëse gjendja e pacientit është e till që mund të luftojë me sëmundjen, mjeku do të duhej të përmbahej dhe mos ti japë barna, ose ta shtyj dhënien e barnave,
  • Hulumton ekuilibrin e sekrecioneve të trupit,
  • Identifikon gjendjen e prishjes së sekrecioneve të trupit,
  • Shqyrton moshën e pacientit,
  • Shqyrton shprehit e tij,
  • Shqyrton stinën dhe kohën dhe cili trajtim do të mund të ishte më efikas,
  • Shqyrton atdheun e pacientit dhe llojin e tokës ku është rritur,
  • Shqyrton kushtet e jetës dhe shkallën e ndotjes së ajrit në të cilën jeton pacienti,
  • E përcakton më për së afërmi llojin e barnës fuqidhëne që mund ta pranoj organizmi i pacientit,

 

Qëllimi i mjekut nuk duhej të ishte kufizimi vetëm në mposhtjen e simptomave ose në izolimin e tyre, por në vend të kësaj do të duhej të koncentrohej ne luftimin e sëmundjes në mënyrë që nuk do ta shpejtojë përkeqësimin ose efektet serioze plotësuese.

Në një rast të tillë, eliminimi radikal i sëmundjes kërkon rënien shkallë-shkallë të intensitetit të saj, para se të marë vendim nëse duhet të bëhet operacion ose të ndërmeret ndonjë lloj tjetër i trajtimit, siç është në rasti në shembullin e zgjerimit të venave, përveq në raste serioze. Në situata të zakonshme mjeku duhet të shfrztëzoj patjetër mençurinë e vet në përshkrimin e trajtimit më të thjeshtë të mundshëm para se të marrë vendim tia rrisë fuqin e tij. Për shembull mjeku do të duhej të ishte i kënaqur të filloj me përcaktimin e sëmundjes, ekuilibrin e shujtave të pacientit para shërimit të tij me shtojca dietale dhe ai do të duhej ti jepte barna të thjeshta para se të përcaktonte barna më te ndërlikuara.

Mjeku duhet ta studijoj sëmundjen dhe të vendosë kur do të mund të shërohej ajo, e kur jo. Për sëmundjet kronike, barnat e mjekut duhet të jet i kufizuar në reduktimin e dhembjes dhe të vuajtjeve, kur është e mundur të bëhet në izolimin e sëmundjes, në kufizimin e dëmit nga ajo kur mund të veproj në këtë drejtim dhe në zvogëlimin e mundësis për përhapjen e saj tek të tjerët.

Mjeku do të duhej gjithashtu të respektonte veten dhe profesionin dhe të mos ngutet me ndonjë trajtim të padobishëm për pak para, gjithashtu do të duhej të provonte me purgacionin e substancave të tepruara ose të dezikulibrimit të sekrecioneve të trupit para kohës për të ndërmar një veprim të tillë, por në vend të kësaj ai duhet patjetër të presë përgaditjen e plotë para se të ndërmarrë purgacionin.

 

Përshtati dhe përmblodhi

STUDENTET.MK

About Author