Një dietë e ekuilibruar plot me vitamina dhe minerale është mënyra më e mirë për të qëndruar të shëndetshëm. Por edhe në qoftë se ju hani shëndetshëm, egzistojnë shanset që juve ju mungojne materie ushqyese për shkak të një arsye të veçantë, të tilla si për shembull, mosha.
Analiza e gjakut do të zbulojë mungesën e vitaminave, por ka diçka që ju mund ta zbuloni nga flokët, lëkura dhe thonjtë. Këtu janë disa prej tyre:
Sytë e fryrë – sytë mund të jenë pak të fryrë, kur ju të zgjoheni, por kur egziston fryerje e tepërt ajo tregon mungesën e jodit në organizëm. Një studim në vitin 2006 zbuloi lidhjen ndërmjet jodit dhe sëmundjeve të gjendrës tiroide, në mesin e kushteve të tjera të çon në lodhje, paaftësi dhe sy të fryrë. Shenja të tjera të mungesës së jodit janë: lëkurë të thatë, rritje në peshë dhe brishtësia e thonjëve.
Ushqimi që ndihmon: boronicë, kos, alga deti, patate, luleshtrydhe dhe fasule.
Lëkurë e zbeht – pamja e zbehtë mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminës B12 që prek lëkurën dhe krijon lodhje. Një tjetër simptomë e kësaj vitamine është gjuha e lëmuar.
Ushqimi që ndihmon: salmon, mish të kuq, drithëra të fortifikuara, kos dhe djathë zviceran.
Flokët e thatë – thatësia e flokëve mund të jetë një shenjë e vitaminës B7. Nivelet e ulëta të biotinit mund të shkaktojnë thyerjen e thonjve dhe flokë të hollë. Nivelet e larta të biotinit, duke përdorur vitaminë shtesë mund të përmirësojë cilësinë e flokëve dhe mund të jetë një trajtim për diabetin.
Ushqimi që ndihmon: vezë, arra, bajame, dhe drithërat.
Buzët e zbehta – nëse buzët e tua janë të zbehtë, kjo mund të jetë një shenjë e anemisë dhe mangësi hekuri në dietë. Për ftohjet e shpeshta kreditohet vetëm hekuri i ulët dhe imuniteti i ulët.
Ushqimi që ndihmon: mish të kuq, prodhimet e detit, perimet me gjethe jeshile, drithëra të lartë në hekur dhe bizele.
Gjakderdhje tek mishrat – një sasi të vogël të gjakut nga larja e dhëmbëve është normale. Por në qoftë se ju vini re se mishrat e dhëmbëve janë të ndjeshme dhe shpesh ju rrjedh gjak, ajo mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminës C. Qëndrimi i gjatë nga mungesa e vitaminës C mund të shkaktojë sëmundje simptomat e të cilit janë gjakderdhje dhe dhimbje në muskuj dhe nyje.
Ushqimi që ndihmon: citroni.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK