Kilogramet e tepërta dhe konsumimi i tepërt i ushqimit janë një problem i madh tek shumë njerëz, por ka edhe ekstrem tjetër që gjithashtu shkakton probleme shëndetësore – joushqyerja. Në vijim, lexoni cilat shenja tregojnë se nuk po hani sa duhet.
Sheqeri i ulët në gjak
Hipoglikemia është një nga simptomat e para të joushqyerjes. Duke lënë mënjanë ushqimet ose duke konsumuar një sasi më të vogël të ushqimit në krahasim me aktivitetin fizik shkakton rënije të madhe dhe të papritur të sheqerit në gjak që shfaqet si ndjenja e urisë së bashku me djersitje të duarve, ethe dhe dobësisë të përgjithshme.
Nuk humbni peshë, por humbisni masën e muskujve
Në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm, ndonjëherë konsumimi i më shumë ushqimeve mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Nëse ju nuk ushqeni trupin tuaj me ushqyes që i nevojiten, do të ruajë rezervat e yndyrës dhe do t’i djegë ato për të marrë energji. Humbja e masës së muskujve do të ngadalësojë metabolizmin tuaj, dhe kështu procesin e humbjes së peshës.
Mungesa e energjisë dhe ndjenja e lodhjes
Në rast të joushqyerjes, trupi juaj nuk merr ushqyes, kalori dhe vitamina të nevojshme që ai të funksionojë normalisht. Për shkak të kësaj, vazhdimisht ndiheni të lodhur dhe të dobësuar, dhe pothuajse nuk keni energji. Mundohuni t’i përmbaheni rregullës së artë për 3 herë ushqyerje në ditë. Në këtë mënyrë ju do të rregulloni nivelin e glukozës në gjak dhe do të parandaloni humbjen e papritur të energjisë.
Gjithmonë ndjeheni të ftohtë
Kur ju nuk merrni mjaft kalori, temperatura e trupit tuaj zvogëlohet. Në mënyrë të veçantë, trupi nuk mund të prodhojë dhe mbajë ngrohjen e kërkuar pa kaloritë. Gjithashtu, marrja e një numri të kufizuar të kalorive ndikon në punën e hormoneve të caktuara, siç janë hormonet tiroide, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë temperatura të ulëta.
Ndjenja e vazhdueshme e urisë
Kjo është simptoma më e dukshme e joushqyerjes. Është logjike që nëse jeni duke shmangur ushqimin, gjithmonë do të jeni të uritur. Megjithatë, ka raste kur njerëzit hanë shpesh, por ndihen të uritur. Pastaj problemi është në ushqimin që konsumojnë, plot me karbohidrate dhe pa yndyrëra dhe proteina. Të gjitha karbohidratet e thjeshta janë në fakt sheqerna dhe ato janë një burim i shpejtë energjie, përderisa trupi e përpunon atë shpejt. Por pas një kohe ju do të ndiheni përsëri të uritur. Kjo do të thotë që ju duhet të hani karbohidratet dhe proteinat më komplekse, sepse ata treten më ngadal në trup dhe ju do të ndiheni më të plotë dhe me energji për një kohë të gjatë.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK