Vjellja stimulohet me anë të njëmbëdhjetë forcave detyruese: me anë të vrerit. i cili derdhet nëpëmjet fshikëzës së tëmblit dhe kërkon rrugë për të dalë jashtë nëpër traktin e sipërm; duke çrregulluar lukthin, me mukus të tepërt dhe me trazimin e lukthit; me tretje të dobët; me shujta të gabuara në ushqim dhe duke ngrënë perime dhe pemë të papjekura; duke ngrënë dhe pirë jashtë mase, duke shkaktuar në këtë mënyrë nervozitetin e lukthit; nxjerrjen jashtë lukthit ushqimin e patretshëm; nga dëmtimet e zorrëve; me mjetin për nxitjen e të vjellave dhe duke kthyer lengjet e lukthit (derdhje e sekrecionit të ujshëm); me mosdurim të ushqimit, mundimin për shkak të neverisë psikologjike nga papastërtia (lat. Coprophobia); me ushqim ngacmues dhe me hiper-tensitivitetin ndaj ushqimit jashtëzakonisht të pashijshëm (lat. Opsophobia), ose edhe frikën vetëm nga ushqimi (lat. Sitophobia), gjë që mund të shkaktojë po ashtu neveritje dhe vjellje; me stres psikologjik dhe emocional, me melankoli, brenga, pikëllim, me zhvillimin e abreaksionit motorik (çlirimin e tendosjes emocionale që është arritur nëpërmjet grumbullimit të përvojës së rëndë traumatike) të shkaktuar me kujtime të dhembshme dhe emocione; me vjellje komunikative të shkaktuar vetëm me shikimin e një tjetri duke vjellë. Në të vërtetë ekzistojnë shumë lloje të sëmundjeve të transmetueshme që përhapen shumë shpejt, duke përfshirë kromën, të thatët, gogësitjet, teshtitjet, frikën dhe të qeshurat. Natyrisht, një gjendje e tillë e marrjes së lehtë duhet të jetë joaktive tek individi që e merr para se të jetë prekur në kontakt senzor nga truri për ta kundërshtuar këtë.
Dobitë dhe dëmet nga vjellja
Përgjithësisht, nxitja e vjelljes e pastron lukthin, e forcon dhe e ripërtërin procesin e tretjes së ushqimit, mpreh shikimin, e liron rëndimin në kokë, ndihmon në shërimin e pezmatimit të veshkave, të plagëve veneriane dhe gjenitale; ajo ndihmon gjithashtu në shërimin e sëmundjeve kronike si lebra, murtaja, paraliza dhe dridhja e muskujve (lat. Myokymia) njësoj sikurse ndihmon në shërimin e verdhëzës (lat. Iterus).
Në të kaluarën nxitja e vjelljes është preferuar edhe për njerëz jo të sëmurë. E kanë përdorur edhe dy herë brenda muajit si terapi të përgjithshme të pastrimit të trupit për të nxjerrë jashtë materiet e panevojshme. Hipokrati e ka pasur zakon t’ua preferonte njerëzve përdorimin e mjeteve për vjellje verës, ndërsa dimrit pastrimin me anë të purgativit. Megjithatë, përdorimi i tepërt i kësaj terapie mund të shkaktojë sëmundje degjeneruese, të dëmtojë brendësinë (lat. Serosis) e lukthit dhe të krijojë varësi, duke e bërë lukthin të paaftë që të tretë ushqimin në mënyrë të pavarur. Përdorimi tej mase i një terapie të tillë mund t’i dëmtojë gjithashtu sytë, dhëmbët dhe të dëgjuarit dhe mund të shkaktojë gjakderdhje, temperaturë dhe djersitje të madhe, përtej mase. Një terapi e tillë e dëmshme gjithashtu nuk duhet të përdoret nga personat që janë të sëmurë nga pezmatimi kronik i fytit, astma ose personi me fyt të ngushtë ose kur pështyn gjak (lat. Hemaptysis), ose ata persona që kanë mundime me rastin e përpjekjes për të vjellë pa pasur diçka për të nxjerrë jashtë. Një Vërejtje e tillë është gjithsesi e dobishme nëse i sjellim ndërmend ata që kanë harruar shprehitë përkatëse të ekuilibrimit të ngrënies, ata që zhdëpen se ngrëni dhe e teprojnë ushqimin pastaj e vjellin në mënyrë rutinore (cf. Bulimerexia ose Anorexia). Cilido qoftë shkaku i një vuajtje të tillë të njerëzve, këtu duhet të mbahet parasysh se Vjellja rutinore ose përpjekja për të vjellë bashkë me sindromin e stimulimit të zorrëve shkakton fermentimin gastrik, tharjen e lukthit, dobësinë e zorrëve (lat. Viscera), ngushtësinë abnormale mbi pasjen e sëmundjes magjinare (lat. Hypochondriasis) ose sëmundjen e përgjithshme dhe rraskapitjen fizike dhe në këto rrethana shpejtimi i vjelljes është tepër e rrezikshme.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK