Flokët regaojnë ndaj stresit, dietës jo të rregullt, sëmundjeve por edhe ndotjeve të mjedisit, në të nxehtë apo në të ftohtë. Gjithashtu folkët reagojnë edhe ndaj shamponit të papërshtatshëm, tharje shumë të nxehtë apo lyerje të shpeshta dhe ngjyra agresive. Nga gjithë këto arsye flokët mund të bëhen të yndyrshme, të thata, pavolum, dhe deri tek rënija e qimeve. Për ta hetuar këtë shikoni tek krehëri juaj dhe vëreni se a ka qime.

Një maksimum prej 100 qimeve në ditë konsiderohet humbje normale e flokëve dhe nuk duhet të shqetësoheni. Flokët rigjenerohen natyrshëm, sidomos në vjeshtë ose në pranverë, kur edhe ndrohen qimet. Nëse ju bien mbi njëqind qime në ditë, vazhdimisht për tre ose katër javë, atëherë duhet vizituar mjekun.

Shkaku më i zakonshëm i humbjes së flokëve është çrregullimi i hormoneve që ndryshojnë në varësi të moshës, pas lindjes, në moshë të vjetër, por edhe pas ndalimit të përdorimit të tabletave kontraceptive ose pas ndalimit të një diete të zakonshme, ndonjëherë nga një çrregullim mendor ose stresi. Gjithashtu, rënia e flokëve është për shkak të mungesës së vitaminës si zinku ashtu edhe hekuri. Është e mundur që të bien shumë flokë nga lyerja, shampo të papërshtatshme, temperaturë të lartë dhe të ngjashme.

Nëse edhe pas këtyre tentimeve për parandalimin e rënies, flokët vazhdojnë të keqësohen atëherë duhet vizituar një ekspert. Në vazhdim disa këshila për parandalimin e rrënijes:

·         Përdorni një furçë ose një krehër të materialit natyror

·         Para larjes, kreh flokët.

·         Përdorni vetëm ujë të vakët për larjen e flokëve tuaj.

·         Përdorni shampon në varësi të llojit të flokëve tuaja.

·         Mos aplikoni shumë shampo,

·         Shampon fillimisht aplikojeni në dorë pastaj me masazhim të gadalshëm fërkoni flokët tuaj,

·         Larjen e flokëve bëjeni me ujë të vakët,

·         Pas larjes mos e largoni lagështin nga flokët me sende të vrazhda,

·         Mos i rregulloni flokët me intenzitet, por ngadalë,

·         Thajeni flokun tuaj në mënyrë natyrale, dhe nëse përdorni tharëse mbajeni larg sëpaku 20cm,

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author