Megjithëse shpesh nuk dimë si ta definojmë depresionin, ne e shoqërojmë atë me situatat dhe ndjenjat që i përjetuam dikur në situata të caktuara me trishtim. Por kur bëhet fjalë për depresionin në kuptimin klinik të fjalës, domethënë në kuptimin e një çrregullimi serioz, nënkuptohet një grup simptomash që kanë intensitetin dhe kohëzgjatjen e tyre.
Tek depresioni me kuptim klinik, gjendja e keqe zakonisht nuk lidhet vetëm me një situatë ose veprim jetësorë, por me gjendje të përhershme. Gjithashtu është e lidhur gjithmonë me simptoma të tjera që i përkasin zonave somatike, njohëse të sjelljes, thonë ekspertët. Ata shtojnë se kjo situatë zakonisht zgjat më shumë se dy javë dhe intensiteti është i tillë që pamundëson personin për funksionim normal në një rreth të gjerë social.
Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 300 apo 350 milion njerëz vuajnë nga depresioni sot, dhe deri në vitin 2020 ata do të bëhen problemi i dytë global i shëndetit (tani i katërti), ndërsa tek popullsia e gjinisë është e para. Depresioni është një problem i njohur i shëndetit publik për shkak se është shkaktar i vdekjes (15 për qind e njerëzve në depresion bëjn vetëvrasje), paaftësia për punë, rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të tjera trupore.
Këto janë simptomat që duhet t’i kushtoni vëmendje:
1. Metoda të ndryshme për zbutjen dhe neglizhimin e problemit.
Një person që vuan nga depresioni shpesh mbushet me detyrime dhe nxiton nga një detyrë në tjetrin, që të mos mendojë ose të flasë për atë që e torturon atë dhe shpesh është e mjaftueshme që dikush vetëm të ja hap plagën dhe personi në fjalë të pëlcet nga dhimbja që e torturon.
2. Dëshira e ekzagjeruar për të qarë, perceptimi negativ i gjërave, një ndjenjë e qëndrueshme se gjithçka që ka të bëjë me një person do të dalë keq dhe një paaftësi për të kuptuar se disa gjëra kanë përfunduar mirë pavarësisht pritjeve negative.
3. Shpesh duke theksuar sigurinë “Nuk mund të ndihmoj / askush nuk mund të më ndihmojë” ose qëndrimin “Unë nuk kam ndonjë ndihmë”, pra një ndjenjë të mungesës së shpresës dhe një nocioni të një situate të pashpresë.
4. Zhdukja e emocioneve, apo fazës së apatisë, gjatë së cilës një person nuk tregon interes në gjërat që dikur kishin rëndësi për të.
5. Një valë e pashpjegueshme është gjithashtu një nga mënyrat e shprehjes së depresionit: për shembull, nëse një person nuk mund të mbajë brengën e dëmtimit të partnerit të tij, në vend që të zgjidhë problemin me të, ai ndonjëherë mund të reagojë vazhdimisht i zemëruar.
6. Nëse një person pushon të kujdeset për njerëzit që ata e duan, madje edhe për sigurinë e tyre.
Përktheu dhe përmblodhi
STUDENTET.MK