SI TA MUNDIM PLEQËRINË DHE TË MBETEMI TË RINJ

Pak kohë më parë revista mjekësore franceze ka publikuar nëntë këshilla si ta mundim pleqërinë dhe ta ruajmë pamjen rinore përskaj viteve që i kemi. Kjo revistë thekson se respektimi i këtyre këshillave garanton ruajtjen e fuqisë rinore.

1. Mos e tepro me kripë, sheqer dhe yndyrë në ushqim!

Trupit nuk i duhet më tepër se dy gramë krip në ditë dhe 30 gramë sheqer. Sa i përket yndyrës, ajo që gjendet në qumësht, djathë dhe gjalpë është më se e mjaftueshme.

2. Mishi i peshkut globalisht është më i mirë se mishi I kafshëve tjera, sepse përmban proteina në sasi që janë të domosdoshme për trupin.

3. Mos i ziej tepër perimet që të mos e humbin vlerën ushqyese të tyre!

4. Pi sa më shumë ujë! Trupit i nevojitet më së paku një litër e gjysmë ujë në ditë.

5. Merru me ndonjë aktivitet sportiv për të mbajtur kondicionin dhe fuqinë e trupit! Trajnimi më i mirë është të ecurit dhe notimi.

6. Tento që sa më shumë të shoqërohesh me të rinjtë, që të ruash gjallërinë dhe shpirtin e gëzueshëm! Vizitoi Shpesh të afërmit dhe miqtë! Kjo e përmirëson fuqinë e të menduarit dhe arsyen.

7. Mos e ekspozo trupin tënd ndaj rrezeve të Diellit për një kohë të gjatë!

8. Buzëqeshja jote le të jetë e mirë ashtu që do ta mbash shëndetin e dhëmbëve tuaj.

9. Nisu ndonjëherë në rrugë! Merru me ndonjë hobi, sepse aktivitetet dhe ndryshimet janë të dobishme për trupin dhe shpirtin.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author