Veshkat janë pjesë e organeve të trupit të njeriut me një funksion të gjerë nga aspekte të veqanta, si dhe veshkat për nga funskioni i trupit të njeriut janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e procesit normal të sistemit urinar, sistem ky që është një nga bazat e organizmit të njeriut,poashtu edhe të kafshëve.
Sistemi i veshkave gjithashtu merr pjesë edhe në kryerjen e funksioneve hemostatike që këtu përfshihen:
-rregullimin e baraspeshës acidobazike
-rregullimin e shtypjes së gjakut
-rregullimin e elektrolitëve etj.
Veshkat gjithashtu janë përgjegjëse për rithithjen e ujit, glukozës, dhe aminoacideve. Ato gjithashtu prodhojnë hormone, duke përfshirë kalçitriol, reninë, dhe eritropoetinë.
Veshkat për nga vendndodhja gjenden në pjesën gjegjësisht në zgavrën abdominale, që për nga numri janë dy, të vendosura në të dyja anët e shtyllës kurizore. Pjesët e sipërme të veshkave janë të mbrojtura pjesërisht nga brinjët e njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta; në totalitetin e saj veshka dhe gjëndra mbiveshkore janë të rrethuara nga dy shtresa dhjami (rrethveshkore dhe paraveshkore). Veshka e çdo të rrituri peshon midis 125 dhe 170 gram te meshkujt dhe midis 115 dhe 155 gram te femrat. Veshka e majtë zakonisht është pak më e madhe se e djathta.
Për nga struktura veshkat dallohen me një formë anatomike të ngjashme me atë të fasules, çdo veshkë ka sipërfaqe konkave dhe konvekse. Sipërfaqja konkave, gjiri është pika në të cilën hyn në veshkë arteria veshkore dhe dalin vena veshore dhe ureteri. Veshka është e rrethuar nga inde të forta fibroze, kapsula veshkore, e cila në vetvete është e rrethuar nga një shtresë dhjami.
Diametri i veshkës është precizor që për nga gjatësia është 11-14 cm, për nga gjërësia është 6cm si dhe për nga trashësia 4cm.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK