Aspak nuk ka dyshim se sëmundjet gjenitale më shumë janë prezent te njerëzit që nuk janë të bërë synet.

Dr. Finki, i cili vitin 1988 në Amerikë e ka botuar librin për synetimin, thotë se më tepër se 60 studime shkencore vërtetojnë se sëmundjet gjenitale më shpesh lajmërohen te njerëzit e pa bërë synet.

Dr. Parkeri ka bërë hulumtime te 1350 të sëmurë nga sëmundje të ndryshme të organeve gjenitale, dhe ka konstatuar dallimin e qartë te tri sëmundje të organeve gjenitale që janë jashtëzakonisht të përhapura te personat e pa berë synet.

Këto sëmundje janë:

1) Lia e ujit në organin gjenital;

2) Blenoragjia, dhe

3) Sifilizi.

Hulumtimet shkencore bashkëkohore tregojnë se Sida është më pak prezentë te njerëzit që janë të bërë synet. Mirëpo, mos t’i shkojë ndërmend ndokujt që është i bërë synet dhe se nuk mund të sëmuret nga kjo sëmundjes keqe.

Këto sëmundje janë prezentë edhe te ata që janë bërë synet edhe te ata që nuk janë bërë e që janë të përfshirë në imoralitet dhe homoseksualizëm. Mirëpo, te njerëzit e bërë synet këto sëmundje më vështirë mund të kalojnë.

Synetimi mbron fëmijët nga inflamacioni i kanaleve të urinës

Hulumtimi që është bërë te gjysmë milion fëmijë amerikanë tregon se mundësia e lajmërimit të inflamacionit të kanaleve urinore te fëmijët e pa bërë synet ka qenë dhjetë herë më e madhe se te ata që janë bërë synet.

Inflamacioni i kanaleve urinore te fëmijët e porsalindur aspak nuk është i parrezikshëm. Shkencëtarët kanë zbuluar se 36% të të porsalindurve të sëmurë nga inflamacionii kanaleve urinore, njëkohësisht janë sëmurë edhe nga helmimi i gjakut. Por ka pasur raste edhe të revokimit të veshkëve dhe lajmërimin e meningjitit te disa prej tyre.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

 

About Author