Teknologjia e informacionit dhe komunikimit ose (TIK) (anglisht: Information and communications technology) është përdorur shpesh si një sinonim i zgjeruar ose si një term ombrellë për teknologjinë e Informacionit(TI), por është një term më specifik (p.sh. më i gjerë në fushëveprim) që thekson rolin e komunikimit te unifikuar , dhe integrimin e telekomunikacionit (linjat telefonike dhe sinjalet wireless), kompjuterët gjithashtu si softuerë të nevojshëm të sipërmarrjes, middleware, depo (magazinimi), dhe sistemet audio-vizuale, të cilat mundësojnë përdoruesve për qasje, ruajtje, transmetim, dhe manipulim të informacionit .

 

Fraza “teknologjia e informimit dhe komunikimit”  është përdorur nga kërkuesit akademikë që nga vitet 1980 , dhe shkurtimi TIK  u bë i famshëm pasi është përdorur në një raport të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar nga Dennis Stevenson në vitin 1997 , dhe në Kurrikulumin Kombëtar të rishikuar për Anglinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, në vitin 2000.

 

Së fundi është vlerësuar se janë shpenzuar $3,5 trilion dollarë në IT në të gjithë botën, dhe aktualisht ka rritje 6% për çdo vit – duke u dyfishuar çdo 15 vite. Buxheti i qeverisë federale të SHBA-së në IT për vitin 2014 ka qënë afërsisht $82 bilion dollarë.

 

Mesatarja e buxhetit të IT ka ndarje si në vijim:

  • 31% shpenzimet e personelit (të brendshme)
  • 29% shpenzime për software (kategori e jashtme/blerje)
  • 26% shpenzime për hardware (kategori e jashtme/blerje)
  • 14% shpenzime për ofruesit e shërbimeve të jashtme (e jashtme/shërbime).

 

Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

About Author

Admin_S