“Tastiera e re magjike” (Magic Keyboard) e Apple-it për iPad Pro mesiguri se do të sjellë shumë përmirësime të dobishme për ata që iPad-in e tyre e përdrorin si pajisje pune.

Por nëse planifikoni të shpenzoni në modelin më të ri të iPad Pro duke përfshirë këtu edhe maksimumin e memorjes, do të përfundoni në shpenzimin e 2,000 dollarëve nëse vendosni që “Magic Keyboard” të vijë me të.

iPad Pro i ri, të cilin Apple e lansoi të Mërkurën, midis përmirësimeve të tjera vjen me sensorë të rinj Lidar duke ofruar kështu përmirësim të realitetit të shtuar (argument reality), një procesor shumë më të shpejtë A12Z Bionic dhe dy kamera të konfiguruara që përfshijnë lentë me kënd të gjerë si edhe lentë me kënd ultra të gjerë.

Modeli bazë i versionit 11-inç fillon me 800 dollarë, ndërsa modeli 12,9 inç fillon me 1.000 dollarë. iPad i ri është në dispozicion për të porositur nga sot dhe zyrtarisht lëshohet në shitje javën e ardhshme.

Nëse përcaktoheni për maksimumin e performancave të iPad-it të ri, pra me madhësi të ekranit 12,9 inç dhe me 1 TB memorje do të paguani 1.650 dollarë. Nëse dëshironi që edhe “Magic Keyboard” të jetë pjesë e iPad-it të ri atëherë do të shtoni edhe 350 dollarë ku totali do të arrijë afërsisht 2,000 dollarë.

Kjo sasi e parave mund të duket si e ekzagjëruar për një iPad – dhe sigurisht që është. Ky version i iPad-it nuk është i orientuar për ata që kërkojnë një tablet për të menaxhuar dhe kontrolluar e-mail-in, për të shikuar filma në Netflix apo për të marrë shënime në “Notes”, por iPad Pro, siç nënkupton edhe vetë emri, ka për target profesionistët që janë në kërkim të një pajisje celulari që do mund t’i menaxhojnë detyrat dhe punët e tyre me lehtësi, kështu duke mundësuar të jenë të panvarur nga përdorimi i laptopëve.

Si i tillë, iPad Pro ka një çmim të ngjashëm me një laptop që përdoret për qëllime të përgjithshme me një konfigurim mjaft të arsyeshëm. Modeli Dell XPS 13 ofron 512 GB memorje, me “touch screen” ekran dhe Intel procesor të gjeneratës së 10-të me çmim 1,900 dollarë.
Çmimin aktual të iPad-it të ri mund ta krahasojmë edhe me konfigurimin më të lartë të tabletit Surface Pro 7 të Microsoft-it, i cili përfshin një procesor Intel Core i7, 16 GB RAM dhe 1 TB memorje, kushton 2.300 dollarë përpara se të shtoni tastierën me vlerë 160 dollarë.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B