Qeveria e RMV-së në kuadër të paketës së tretë të masave ekonomike që synojnë ringjalljen e aktiviteteve të brendshme ekonomike, ka miratuar pikën në fjalë, për zhvillimin e aftësive dixhitale, ku të gjithë qytetarët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e parashikuara, me anë të aplikimit mund të fitojnë kupon për shfrytëzim në kurse të IT-së.

Cila është ambicia juaj?

  • Dua të mësoj të aplikoj aftësi kompjuterike në vendin tim të punës
  • Dua të mësoj të krijoj aplikacione
  • Unë di si të programoj, por dëshiroj që t’i zgjeroj aftësitë e mia.

Kush mund të aplikojë?

Trajnimet janë të hapura për të gjithë kandidatët e interesuar që duan kualifikim, trajnim shtesë dhe rikualifikim.
Trajnimet u ofrohen gjithashtu kandidatëve që do të regjistrohen dhe përzgjedhjen në portalin e shërbimeve të qeverisë, si përfitues të një kuponi të aftësive dixhitale, në përputhje me dekretin e qeverisë.
Ju mund të aplikoni në linkun e mëposhtëm, shpejtoni sepse vendet për çdo trajnim janë të kufizuara!

Shfrytëzuesit e kuponës

Të drejtë aplikimi kanë ata persona që i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Mosha prej 18 deri 29 vjeç (deri më 13 qershor 2020)
  • Së paku të kenë të kryer arsimin e mesëm
  • Një person mund të shfrytëzojë vetëm një kupon dhe nuk mund të ndjekë më shumë se një trajnim
  • Nëse në një trajnim paraqiten më shumë kandidatë se numri i kufizuar, atëherë përparësi për pranim do të kenë ata kandidatë që kanë aplikuar më herët
  • Shfrytëzuesit e kuponave për kurse dixhitale do të mund t’i shfrytëzojnë kuponat e tyre në periudhë prej 15 gusht deri në 15 dhjetor 2020 (koha kur do të mbahen trajnimet).

Vlera e kuponit për trajnim të aftësive dixhitale

Kuponi është 50% e vlerës monetare të trajnimit që përdoruesi synon të marrë pjesë, por jo më shumë se 30,000 denarë për përdorues të kuponit, përfshirë TVSH-në, që do të thotë:

  • për trajnime me një vlerë totale deri në 60,000 denarë, shuma e kuponit do të jetë 50% e vlerës së trajnimi
  • për trajnime me vlerë totale mbi 60,000 denarë, vlera e kuponit do të jetë përsëri 30,000 denarë.

Shembulli 1:

Nëse përdoruesi ndjek trajnime që kushtojnë 30,000 denarë, kuponi është 50% i çmimit, që do të thotë se do të mbulojë gjithsej 15,000 denarë.

Shembulli 2:

Nëse përdoruesi ndjek trajnime që kushtojnë 80,000 denarë, kuponi duhet të mbulojë 50% të çmimit, që në këtë rast është 40,000 denarë. Mirëpo, për shkak të kufizimit të kuponëve në 30,000 denarë, shuma e kuponit për këtë trajnim prej 80,000 denarëve është përsëri 30,000 denarë.

Për në fund do të ju paraqesim të gjithë kompanitë të cilët ju ofrojnë tranime të tilla, ku mund t’i shiqoni në dokumentin e mëposhtëm të miratuar nga qeveria e RMV-së.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author