Kinetoza paraqet sindrom neurologjik i cili shfaqet gjatë udhëtimit me makinë, tren, avion. Për këtë arsyje ky çrregullim njihet edhe si sindrom i lëvizjes, i cili manifestohet me lëvizje të shpejta në drejtime të ndryshme (para-pas, lartë-poshtë, djathtas-majtas), të shoqëruara me lëkundje.

Gjendja klinike e kinetozës karakterizohet me:


– çrregullim në koordiminim e lëvizjeve
– marramendje, kokëdhimbje, të vjellura
– djerësitje, zbehje
– tahikardi, hipotension, dobësim i muskujve

Mekanizmi patofiziologjik

Sipas teorisë vestibulare, individët me aparat të ndjeshëm vestibular, informacionet periferike që pranohen nga lëvizje të pazakonta të trupit, dërgojnë ngacmime deri te sistemit vegjetativ, korteksi i trurit të vogël, dhe deri te bërthamat e nervit vagus.
Pas stimulimit, impulset eferente në bërthamat e nervit vagus manifestojnë: bradikardi, të vjellura. Truri i vogël manifeston: dëmtim të statikës, marramendje. Kurse, sistemi vegjetativ manifeston: hipotension, djersitje.

Përveç nëpërmjet aparatit vestibular, simptomet e kinetozeve mund të shkaktohen edhe prej ngacmimeve vizuele nëpërmjetë retinës, nëse individi fokusohet në sende që levizin rreth tij.


Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author