Qumështi konsiderohet ushqim i kompletuar nga të gjitha aspektet, dhe nutricionistët e konsiderojnë materien më të mirë ushqyese, sepse përmban të gjitha elementet ushqimore të nevojshme për organizmin. Përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrëra, dhe në të janë shumica e vitaminave dhe mineraleve. Këto materie gjenden në qumësht në sasi që kënaqin nevojat e organizmit. Janë lehtë të tretshme, dhe pas tretjes dhe proceseve metabolike nuk lënë mbeturina që do t’i ngarkonin veshkat, dhe nuk rrisin thartësirë në organizëm. Nuk është e çuditshme që është ushqimi i parë i secilit gjitarë që vjen në jetë, dhe personi i rritur mund të jetoj vetëm me qumësht për javë të tëra, e që të mos ndjej mungesën e ushqimit në organizëm.

 

Materiet proteinike që gjenden në qumësht i ofrojnë organizmit të gjitha aminoacidet e domosdoshme për ndërtimin e indeve muskulore dhe qehzave të ndryshme në organizëm. Këto aminoacide janë shumë të rëndësishme për zhvillimin dhë rritjen e fëmijëve, por gjithashtu, edhe për të rriturit në procesin e rehabilitimit, dhe nuk mund t’i zëvendësojnë aminoacidet me origjinë bimore. Këto materie proteinike janë në formë tretëse prandaj janë edhe lehtë të tretshme. Gjithashtu furnizojnë organizmin me antitruptha, që kanë rol të rëndësishëm në ndërtimin e imunitetit të organizmit.

 

Materiet yndyrore janë në formë të tretshme, treten lehtë, dhe janë në sasi të mjaftueshme për organizmin për aktivitetet e përditshme, respektvisht nuk krijojnë kalori të panevojshme të cilat pastaj shtresohen në organizëm në formë të dhjamit.

 

Sheqeri qumështit (laktoza) është disaharid (sheqer i dyfishtë) dhe përbëhet nga glukoza dhe galaktoza. Ëmbëlsinë e ka po aq të fuqishme sa edhe saharoza, dhe prandaj është i padëmshëm në rastin e diabetit, sepse sasia e glukozës që gjendet në të është fare e vogël.

 

Vitaminat që gjenden në qumësht janë:

Vitamina A, që është e pranishme në materiet yndyrore në formë të shkrirë, është mjaft e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe pubertetlinjve, dhe konsiderohet elementi kryesor që është përgjegjës për krijimin e fotoreceptorëve në retinë, përmes së cilëve plotësohet procesi i të pamurit. Mungesa e kësaj vitamine shkakton verbërinë, sidomos kur ka pak dritë, siç është natën, dhe quhet verbëria e natës. Vitamina A gjithashtu është përgjegjëse për shëndetin e lëkurës dhe mukozës që mbështjell hapjet dhe vrimat në organizëm, që është faktori i parë mbrojtës ndaj sulmit të mikrobeve dhe baktereve. Në bazë të kësaj mungese vitamina A shkakton plasaritje deh çarje në lëkurë dhe mukozë, që u lehtëson mikrobeve depërtimin nëpër lëkurë dhe sulmin në organizëm;

 

Vitamina D, rëndësia e saj është në atë se është e domosdoshme për absorbimin e kalciumit, dhe kjo na e shpjegon rëndësinë e qumështit për zhvillimin e foshnjave dhe fëmijëve. Prandaj, mungesa e kalciumit dhe vitaminës D shkakton zbutjen e eshtrave dhe rahitisin. Kalciumi është i pavlerë nëse të dy elementet nuk gjenden në përqindje të njëjtë ndërsa përqindja që i nevojitet organizmit gjendet në qumësht. Fosfori është i domosdoshëm për absorbimin e glukozës dhe prodhimin e em:tgjisë së nevojshme.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author