Sigurisht, netët pa gjumë nuk janë të mira për shëndetin ose për performancën akademike apo të punës. Për këtë arsye është mirë të përpiqeni ta rregulloni, para se të shkoni te mjeku dhe të kërkoni ndihmë farmakologjike, mund të provoni të korrigjoni disa zakone që sigurisht nuk janë të mira për gjumë. Para së gjithash, ushqimi. Këtu është një listë e ushqimeve dhe pijeve që duhët shmangur.
Çaj dhe kafe, më mirë jo
Kafeina dhe Teina janë substanca stimoluese. Ato ju ndihmojnë të zgjoheni në mëngjes dhe ju japin një nxitje të energjisë kur keni nevojë për vëmendje dhe përqendrim. Për këtë arsye, shmangni ato në mbrëmje.
E njëjta vlen edhe për ato pije energjetike.
Një alternative e vlefshme për pas darke? Një çaj bimor i cili qetson nervat dhe heq tensionet e ditës.
Shmangni çokollatën
Nëse dëshironi të flini mirë, është më mirë të hiqni dorë nga kakaoja në të gjitha format e saj: tableta, çokollata, pudinga etj. Teobromina, një substancë e cila gjendet në kakao, është treguar se ka një aktivitet stimulues të ngjashëm me atë të kafeinës.
Përveç kësaj, ëmbëlsirat me bazë çokollata janë gjithashtu shumë kalorike, dhe është gjithmonë mirë të mbani nën kontroll marrjen e energjisë, veçanërisht në mbrëmje.
Djegës
A do të shkojmë në restorantin Indian sonte? Më mirë jo.
Ushqimet pikante, kanë efektin e pakëndshëm anësor të vonimit të gjumit.
Alkooli
Verë, birrë dhe pije alkoolike: Alkooli në fakt ndërhyn me gjumin, duke mos na bërë të flemë mirë dhe të shkaktojmë zgjime të shpeshta. Dhe në mëngjes mund të shfaqet dhimbje koke klasike si shkak i dehjes.
Kujdes me kripën
Të gjitha janë të pasura me kripë. Ata nuk janë të mirë për zemrën dhe presionin e gjakut, por rrezikojnë që të zgjoheni në mes të natës për të shkuar qe të pini ujë dhe kështu pra, mirupafshim gjumë.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK