Siç e dini shumica prej jush, WhatsApp ju lejon të mbyllni një bisedë duke përdorur një fjalëkalim ose përmes biometrikës. Pasi të mbyllni bisedën me fjalëkalim, aplikacioni e zhvendos atë nga seksioni Chats në dosjen Locked Chats për privatësi të shtuar. Për të hyrë në këtë dosje, duhet të tërhiqeni poshtë ekranin e Bisedave, të klikoni në Bisedat e mbyllura dhe të vërtetoni identitetin tuaj duke dhënë kodkalimin ose biometrikën. Epo, sipas një ndryshimi të ri, WhatsApp së shpejti do t’ju lejojë të kyqeni në dosjen e bisedave të mbyllura, “Locked Chats”, duke shtypur një kod sekret në shiritin e kërkimit të aplikacionit (Search).

Shtypeni kodin sekret në shiritin e kërkimit për të hapur dosjen e bisedave të mbyllura

Ndryshimi i ri u vërejt në versionin më të fundit beta të WhatsApp për Android (v2.23.21.9). Më poshtë mund të të shihni një pamje të ekranit ku është shfaqur se si duket ky “feature” i ri për futjen e kodit sekret, duke na dhënë një ide se si do të funksionoi. Kodi në fjalë mund të jetë një fjalëkalim apo edhe një emoji i thjeshtë. Nga sa mund të kuptonim, pasi të krijoni një kod sekret, më pas mund ta shkruani atë në shiritin e kërkimit të aplikacionit dhe ai do t’ju tregojë të gjitha bisedat që i keni të mbyllura me fjalëkalim.

Aktualisht, nuk ka asnjë informacion nëse shtypja e kodit sekret do të tregojë vetëm dosjen e bisedave të mbyllura ose nëse në të njejtën kohë do të zhbllokojë gjithashtu bisedat dhe do t’ju lejojë të hyni në to pa kërkuar verifikim të mëtutjeshëm duke ju lejuar të gjeni bisedat tuaja të mbyllura dhe t’i zhbllokoni ato pa pasur nevoj të përdorni kodkalimin apo biometrikën. Sidoqoftë, ne mendojmë se futja e një kodi sekret do të zhbllokojë gjithashtu ato biseda, sepse nëse nuk është kështu, funksioni nuk do të ishte shumë i dobishëm, pasi më pas do të duhet të jepni kodkalimin ose biometrikën.

Poashtu, nuk ka asnjë informacion se çfarë do të ndodhë me dosjen Locked Chats pasi të krijoni një kod sekret. Kjo do të thotë, nëse dosja Locked Chats do të çaktivizohet, duke ju lejuar të përdorni bisedat e mbrojtura vetëm duke shtypur kodin sekret në shiritin e kërkimit, ose nëse do të jetë ende i aksesueshëm, duke ju lejuar të gjeni bisedat tuaja të mbyllura dhe t’i zhbllokoni ato duke përdorur kodkalimin dhe biometrike. Megjithatë, mendojmë se më e përshtatshme do të ishte kjo e fundit. Një kod sekret do të ishte thjesht një mënyrë tjetër për të gjetur bisedat e mbyllura.

Kodi sekret do të funksionon gjithashtu edhe në të gjitha pajisjet tjera të lidhura me të njejtin Account (Linked Devices)

Veçoria e kodit sekret do të rregullojë gjithashtu problemin që ekzistonte për sa i përket mbylljen e bisedave me fjalëkalim. Më saktësishtë, kur mbyllni një bisedë në smartphone-in ose tablet-in tuaj, ajo bllokohet vetëm në atë pajisje dhe jo në pajisjet tjera përmes të cilave mund të kyqeni në whatsapp-in tuaj . Kjo do të thotë që biseda që keni mbyllur me fjalëkalim në telefonin ose tabletin tuaj nuk do të fshihet as nga ekrani i Chats dhe as nuk do të mbrohet me një fjalëkalim ose biometrikë në WhatsApp Web ose WhatsApp në PC tuaj Windows ose Mac.

Ndërsa ky ndryshim i ri, iu mundëson që pasi të konfiguroni funksionin e kodit sekret, bisedat që i keni mbrojtur me fjalëkalim në smartphone ose tablet do të fshihen gjithashtu në të gjitha pajisjet tjera. Ky do të ishte një lehtësim i madh për shumë njerëz që mbrojnë bisedat e tyre në platformë. Megjithatë, nuk ka asnjë informacion nëse do të ekziston mundësia të kyçni në bisedë direkt nga pajisjet e lidhura (Linked Devices) duke përdorur këtë funksionalitet. Shpresojmë që WhatsApp ta shtojë edhe këtë mundësi. Do të ishte shumë e dobishme.

WABetaInfo raporton se ky “feature” i ri kodit sekret është aktualisht në zhvillim e sipër, dhe për këtë arsye, nuk është gati për testues beta. Pasi zhvillimi të përfundojë, ai do t’u shpërndahet njerëzve në programin beta dhe nëse gjithçka shkon mirë, funksioni do të lëshohet për publikun. Nuk ka asnjë fjalë se sa kohë mund të marrë i gjithë ky proces, por ne presim që të zgjasë të paktën disa muaj. Kjo do të thotë, mos prisni që Meta të shfaqë funksionin e kodit sekret për publikun përpara fundit të këtij viti.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author