Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar një vaksinë të re që shkencëtarët argumentojnë se do të ndryshojë lojën në luftën kundër malaries, e cila vret gjysmë milioni njerëz në Afrikë çdo vit.
Provat kanë treguar se vaksina R21/Matrix, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit së bashku me Institutin e Serumit të Indisë, redukton malarinë deri në 75 për qind. Mund të prodhohet me çmim të ulët dhe në masë të madhe.

Kryehetuesi, Adrian Hill, i cili është gjithashtu drejtor i Institutit Jenner në Universitetin e Oksfordit, për vaksinën revolucionare që po pritet të del në përdorim, ai iu përgjigj disa prej pyetjeve të mëposhtme:

Pse vaksina R21/Matrix është një ndryshim revolucionar në trajtimin e kësaj epidemie?

Vaksina R21/Matrix konsiderohet si një ndryshim i lojës në luftën kundër malaries për disa arsye kryesore:

  • Rritja e efikasitetit: Vaksina ka demonstruar afërsisht 75 për qind efikasitet në reduktimin e numrit të episodeve të malaries gjatë një viti. Ky është një përmirësim domethënës në krahasim me vaksinat e mëparshme, të cilat zakonisht kishin rreth 50 për qind efikasitet gjatë një viti dhe efikasitet edhe më të ulët gjatë tre viteve.
  • Prodhimi masovik: Vaksina R21/Matrix mund të prodhohet në një shkallë që mund të plotësojë kërkesën e madhe në zonat endemike të malaries të Afrikës. Me afërsisht 40 milionë fëmijë të lindur në këto zona çdo vit që mund të përfitojnë nga vaksina, regjimi me katër doza kërkon rreth 160 milionë doza. Instituti i Serumit të Indisë, partneri i prodhimit, ka kapacitetin për të prodhuar qindra milionë doza në vit, në ndryshim nga vaksina e mëparshme, e cila mund të prodhonte vetëm gjashtë milionë doza në vit.
  • Kosto e përballueshme: Duke njohur nevojën për përballueshmëri, vaksina R21/Matrix ka një çmim konkurrues. Ndërsa kostoja e saktë mund të ndryshojë në bazë të shkallës së prodhimit, pritet të jetë deri në 5 dollarë për dozë në vëllime të larta prodhimi. Kjo kosto është më e arritshme për agjencitë ndërkombëtare që mbështesin shpërndarjen e vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta, duke e bërë atë një opsion të mundshëm për përdorim të gjerë.

Në përmbledhje, vaksina R21/Matrix ofron një normë efikasiteti të përmirësuar ndjeshëm, aftësi prodhuese të shkallëzueshme dhe një çmim të përballueshëm, duke e bërë atë një mjet premtues në luftën kundër malaries, veçanërisht në rajone me burime të kufizuara si Afrika.

A do ta zhdukim ndonjëherë plotësisht malarinë?

Malaria është shumë lart në listën e sëmundjeve që duam të zhdukim. Unë nuk mendoj se do të ndodhë në 5 ose 10 vitet e ardhshme, por synojmë që të ndodhë në 15 vitet e ardhshme. Pra, viti 2040 do të ishte një objektiv i arsyeshëm.
Nuk po themi që ne të ndalojmë përdorimin e rrjetave kundër mushkonjave, insekticideve dhe medikamenteve siç bëjmë aktualisht. Megjithatë, ne tani kemi një mjet të ri që mund të jetë më mbrojtës se çdo mjet tjetër që përdorim aktualisht.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author