Ka një sërë faktesh interesante rreth dëgjimit , por këtu ne theksojmë disa prej tyre:
- Zhurma është shkaku kryesor i humbjes së dëgjimit. Zhurma e tepërt në vendin e punës është një faktor kyç në humbjen e dëgjimit, pasi shumë janë të ekspozuar ndaj zhurmave të forta në baza ditore.
- Humbja e dëgjimit mund të jetë gjenetike – rreth 30 deri në 50 për qind e humbjes së dëgjimit ndodhë për shkak të faktorëve gjenetikë.
- Shumica e njerëzve me dëmtim të dëgjimit janë nën moshën 65 vjeçare.
- Ka qime të vogla në vesh që luajnë një rol të madh në procesin e dëgjimit. Këto qime të imta janë qeliza sensorineurale dhe dëmtimi i tyre nënkupton humbjen e dëgjimit sepse ato nuk rriten përsëri.
- Veshët nuk janë vetëm për të dëgjuar, ata gjithashtu ju ndihmojnë të mbani ekuilibrin tuaj.
- Veshi i jashtëm nuk ndalon së rrituri gjatë gjithë jetës suaj.
- Veshi i mesëm është sa një karamele M&M.
- Veshi i brendshëm, në perimetër, nuk është më i madh se një gomë lapsi.
- Disa ushqime mund të ndihmojnë në luftimin e humbjes së dëgjimit dhe promovimin e shëndetit të mirë të dëgjimit, si bananet, salmoni dhe brokoli.
- Jo të gjitha gjallesat dëgjojnë me veshë. Gjarpërinjtë përdorin kockat e nofullës, peshqit i përgjigjen ndryshimeve të presionit dhe mushkonjat meshkuj përdorin antena.
Përmblodhi dhe përshtati:
www.studentet.mk