Ndërsa pandemia e shkakuar nga SARS- CoV-2 është ende prezente dhe nuk kemi rënie të të infektuarve në vend, paraqitet nevoja të dini dallimet mes sëmundjes Covid-19 dhe gripit sezonal që shkaktohet nga virusi Influenca, e që në këtë periudhë edhe gripi sezonal do të bëhet konkurent i Covid-19.

Ngjashmëritë:

Së pari, covid 19 dhe gripi kanë një paraqitje të ngjashme simptomatike të sëmundjes. Domethënë, të dyja shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes, e cila paraqitet si një gamë e gjerë sëmundjesh që mund të ndyshojnë nga forma e lehtë deri më të rëndë, me pasoja të mundshme fatale.

Së dyti, të dy viruset transmetohen nga kontakti fizik dhe përmes sekrecioneve që dalin kur një person i infektuar kollitet apo teshtin.
Si rezultat, rekomandohen të njëjtat masa mbrojtëse, të tilla si higjiena personale, mbulimi i fytyrës me pecetë gjatë kollitjes apo teshtimës, shmangia nga ambientet e mbyllura dhe vendeve ku prezentojnë shumë persona. Këto, dhe të tjera janë veprime të rëndësishme për të gjithë për të parandaluar infeksionin.

Dallimet:

Shpejtësia e transmetimit është një pikë e rëndësishme midis dy viruseve. Gripi ka një periudhë mesatare më të shkurtër të inkubacionit (koha nga infeksioni deri në shfaqjen e simptomave) dhe një interval serik më të shkurtër (koha midis rasteve të njëpasnjëshme) sesa virusi SARS-CoV-2. Intervali serik për sëmundjen Covid-19 vlerësohet të jetë 5-6 ditë, ndërsa për sëmundjen e gripit, intervali serik është 3 ditë. Kjo do të thotë që gripi mund të përhapet më shpejt sesa Covid-19.

Numri i infeksioneve sekondare të gjeneruara nga një individ i infektuar mendohet të jetë ndërmjet 2 dhe 2.5 për virusin Covid-19, më i lartë se për gripin.

Fëmijët janë nxitës të rëndësishëm të transmetimit të virusit të gripit. Për virusin Covid-19, të dhënat fillestare tregojnë se fëmijët preken më pak sesa të rriturit dhe se nivelet e sulmeve klinike në grupmoshën 0-19 vjeç janë të ulëta. Ata që janë më të rrezikuar nga infeksioni i rëndë me Covid-19 janë mosha më e vjetër.
Për Covid-19, të dhënat e deritanishme sugjerojnë se 80% e infeksioneve janë të lehta ose asimptomatike, 15% janë infeksione të rënda, që kërkojnë oksigjen dhe 5% janë infeksione kritike, që kërkojnë ventilim.

Vdekshmëria:

Për Covid-19 duket më e lartë sesa për gripin, veçanërisht për gripin sezonal. Ndërsa vdekshmëria e vërtetë e Covid-19 do pak kohë për ta kuptuar plotësisht. Të dhënat që kemi deri më tani tregojnë se raporti i vdekshmërisë është ndërmjet 3-4%, ndërsa për gripin sezonal, vdekshmëria është zakonisht nën 0.1%.

Cilat ndërhyrje mjekësore janë në dispozicion për viruset Covid-19?

Ndërsa ka një numër terapeutikësh aktualisht në prova klinike dhe më shumë se 20 vaksina në zhvillim për Covid-19, aktualisht nuk ka vaksina ose terapeutikë të licencuar për Covid-19.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author