Ka një sërë faktesh interesante rreth dëgjimit , por këtu ne theksojmë disa prej tyre:

  1. Zhurma është shkaku kryesor i humbjes së dëgjimit. Zhurma e tepërt në vendin e punës është një faktor kyç në humbjen e dëgjimit, pasi shumë janë të ekspozuar ndaj zhurmave të forta në baza ditore.
  2. Humbja e dëgjimit mund të jetë gjenetike – rreth 30 deri në 50 për qind e humbjes së dëgjimit ndodhë për shkak të faktorëve gjenetikë.
  3. Shumica e njerëzve me dëmtim të dëgjimit janë nën moshën 65 vjeçare.
  4. Ka qime të vogla në vesh që luajnë një rol të madh në procesin e dëgjimit. Këto qime të imta janë qeliza sensorineurale dhe dëmtimi i tyre nënkupton humbjen e dëgjimit sepse ato nuk rriten përsëri.
  5. Veshët nuk janë vetëm për të dëgjuar, ata gjithashtu ju ndihmojnë të mbani ekuilibrin tuaj.
  6. Veshi i jashtëm nuk ndalon së rrituri gjatë gjithë jetës suaj.
  7. Veshi i mesëm është sa një karamele M&M.
  8. Veshi i brendshëm, në perimetër, nuk është më i madh se një gomë lapsi.
  9. Disa ushqime mund të ndihmojnë në luftimin e humbjes së dëgjimit dhe promovimin e shëndetit të mirë të dëgjimit, si bananet, salmoni dhe brokoli.
  10. Jo të gjitha gjallesat dëgjojnë me veshë. Gjarpërinjtë përdorin kockat e nofullës, peshqit i përgjigjen ndryshimeve të presionit dhe mushkonjat meshkuj përdorin antena.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author