Bota është e madhe dhe plot me fakte për të cilat kurrë nuk kemi menduar se janë të mundshme. Për disa prej tyre po mësoni tani.
1. Zemra ngadalësohet kur njeriu bie në kontakt me ujin
Ashtu si kur notojmë thellë në oqean, vetë kontakti i lëkurës me ujë të ftohtë e ngadalëson rrahjen e zemrës. Një mënyrë e mirë për t’u qetësuar.
2. Shenjat e gishtërinjve të koalave shpesh ngatërrohen me ato të njerëzve
Na thuhet se shenjat tona të gishtërinjve janë unike, dhe vërtet janë, por në të njëjtën kohë ato janë shumë të ngjashme me ato të koalave, aq sa mund të ngatërrohen lehtësisht.
3. Kërmijtë mund të flenë deri në 3 vjet
Dhe gjatë kësaj kohe nuk ndiejnë nevojë për ushqim. Ndërkohë, gjumi letargjik i ariut zgjat nga 4 deri në 8 muaj.
4. Truri ynë refuzon të na lejojë ta shohim hundën tonë
Ne në fakt e shohim hundën gjatë gjithë kohës, por është truri ai që vendos ta injorojë.
5. Parakrahu juaj ka të njëjtën gjatësi si këmba juaj
Mund ta provoni këtë me këpucët tuaja të preferuara.
6. Njerëzit kanë vija në trup, por vetëm macet mund t’i shohin
Njerëzit kanë linja në lëkurë të quajtura “Linjat e Blaschko-s”, të emëruara sipas shkencëtarit që i zbuloi, dr. Alfred Blaschko. Këto linja ngjajnë me vijat e tigrit dhe krijojnë një formë V që shtrihet nga qendra e trupit drejt gjymtyrëve.
Këto linja janë të dukshme vetëm në prani të rrezeve UV, prandaj janë të qarta vetëm për shikimin e maceve.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK