Disa ushqime nuk ndikojnë vetëm në trup, por edhe drejtpërdrejt në humor, përqendrim dhe nivelin e energjisë gjatë ditës. Sipas nutricionistëve, ndryshime të vogla në ushqyerje mund të ulin ndjeshëm stresin dhe të kontribuojnë në një ekuilibër më të mirë mendor.

Çokollata e zezë është ndër zgjedhjet më të njohura kur bëhet fjalë për përmirësimin e humorit. Përveçse e preferuar për shijen e saj, ajo nxit çlirimin e hormoneve të lumturisë, ndihmon në përmirësimin e fokusit dhe jep një shtysë të shpejtë energjie.

Arrat si bajamet, arrat dhe lajthitë janë të pasura me yndyra të shëndetshme, vitamina dhe minerale që ndikojnë pozitivisht në tru dhe zemër. Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i tyre mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit.

Frutat e pyllit si boronicat, mjedrat dhe luleshtrydhet ,janë të njohura për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve. Ato forcojnë imunitetin, ulin lodhjen dhe ndihmojnë në ruajtjen e qartësisë mendore, veçanërisht kur konsumohen si pjesë e mëngjesit.

Peshqit e pasur me acide yndyrore omega-3, si salmoni dhe sardelja, luajnë një rol kyç në shëndetin e trurit. Konsumimi i rregullt i tyre lidhet me uljen e ankthit dhe përmirësimin e humorit.

Çaji jeshil, nga ana tjetër, ofron një stimulues të butë pa rënie të menjëhershme të energjisë. Kombinimi i kafeinës dhe L-teaninës ndihmon në përmirësimin e fokusit dhe krijimin e një ndjenje qetësie.

Ekspertët theksojnë se ushqimi nuk është vetëm karburant për trupin, por edhe një faktor i rëndësishëm për mirëqenien mendore. Ndryshime të vogla në ushqimin e përditshëm mund të sjellin më shumë energji, humor më të mirë dhe motivim më të lartë.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *