Një startup teknologjik me seli në Kaliforni, i quajtur “Saba”, ka zhvilluar një kapelë revolucionare që mund të lexojë mendimet tuaja dhe t’i shndërrojë ato në fjalë në një ekran.
Ky pajisje e zgjuar përdor sensorë për të kuptuar se çfarë doni të thoni pa asnjë lëvizje të gishtave apo fjalë të shqiptuar. Teknologjia së shpejti mund të ndryshojë plotësisht mënyrën se si dërgojmë mesazhe dhe komunikojmë me kompjuterët.
Si funksionon kapelja që lexon trurin tuaj
Ndryshe nga çipat e njohur “Neuralink”, kjo kapelë nuk kërkon asnjë operacion apo implantim në kokë. Ajo përdor mijëra disqe speciale që monitorojnë aktivitetin elektrik të trurit direkt përmes skalpit. Më pas, inteligjenca artificiale analizon këto sinjale dhe i shndërron ato në komanda që pajisja i kupton.
Kapelja ka rreth 100,000 sensorë që ndjekin me saktësi se ku ndodh aktiviteti i trurit. Këto të dhëna transmetohen pa tela në telefonin ose kompjuterin tuaj, ku mendimet shndërrohen menjëherë në fjalë të shkruara. Ekipi pas projektit thotë se kjo është mënyra më e sigurt për të lidhur trurin me teknologjinë moderne.
Shpejtësia e shkrimit me mendje dhe planet për shitje
Aktualisht, shpejtësia e “shkrimit me mendje” është rreth 30 fjalë në minutë, pak më e ngadaltë se shkrimi mesatar me tastierë. Ekspertët parashikojnë se shpejtësia do të rritet ndërsa përdoruesit kalojnë më shumë kohë duke përdorur pajisjen.
“Saba” planifikon të nxjerrë modelet e para të kapelës deri në fund të këtij viti.
Përveç kapelës klasike dimërore, është në zhvillim edhe një version më i lehtë për ditët e ngrohta. Kjo shpikje do të jetë shumë e dobishme për njerëzit që nuk mund të përdorin duart ose kanë vështirësi në të folur. Rruga drejt shndërrimit të njeriut në një qenie të lidhur me teknologjinë nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë dhe më e arritshme për njerëzit e zakonshëm.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK