- Duhet kushtuar kujdes që korrigjimi i gabimit mos të na shpie deri te një gabim më i madh:
Ajo që dihet prej rregullave të sheriatit është se prej dy dëmeve, bënë të ngarkohemi me dëmin e vogël për t’i shpëtuar dëmit të madh (kur nuk ka mundësi të mënjanohen të dy dëmet). Për këtë arsye, nganjëherë thirrësi në fenë e Allahut heshtën karshi gabimit, që të mos bie në një gabim më të madh.
Pejgamberi ﷺ, heshtte karshi hipokritëve, nuk e vrau asnjërin prej tyre edhe pse ishte i njohur femohimi i tyre, duroi kur e lënduan dhe e munduan, që njerëzit mos të thonë se Muhamedi po i vret shokët e vet, sepse çështja e tyre ishte e fshehtë, ata e shfaqnin haptazi islamin, ndërsa e fshihnin në brendësi kufrin. Pejgamberi ﷺ, nuk e prishi Qabenë që ta ndërtojë simbas themeleve që i vendosi Ibrahimi, alejhi selam, shkaku se Kurejshët ishin të rinj në islam, zemrat i kishin të lidhura për Qabenë, prishja e saj do të ishte e papranueshme për mendjet e tyre. Prandaj e la ashtu si ishte me ato mangësi, me derën e ngritur pak më lart (ndërsa në esencë ka qenë përtokë) të mbyllur për popullatën që të mos hyjnë brenda, edhe pse lënia e Qabesë kështu, nuk ishte krejt në rregull dhe nuk duhej të lihej në atë formë.
Para saj, Allahu ndaloi të shahen zotat e idhujtarëve, gjë që llogaritet nga përkushtimi dhe afrimi tek Allahu, nëse kjo do të çonte deri në sharjen e Allahut, gjë që është e keqe shumë më e madhe.[1]
Nganjëherë thirrësi në fe heshtën karshi të keqes, apo e vonon kundërshtimin, apo e ndryshon mënyrën, nëse e sheh që kjo është më e duhura për ta mënjanuar gabimin apo të keqen më të madhe. Kjo gjë nuk llogaritet mangësi apo mossukses përderisa nijeti është i sinqertë. Atij s’duhet t’i pengojnë fajësimet e kritikuesve, sepse ajo që e bën të heshtë është dobia e fesë, e jo dobësia dhe frika.
Nga gjërat që bien në sy është se euforia e pakontrolluar dhe mungesa e urtësisë gjatë kundërshtimit të gabimit janë shkaktar që shpijnë në gabim më të madh.
- E rëndësishme është të njihet karakteri që prej tij buron gabimi:
Janë disa gabime që nuk mund të çrrënjosen tërësisht, sepse këtu luan rol esenca e krijimit. Ato mund të pakësohen dhe të lehtësohen, por korrigjimi i tërësishëm i tyre çon deri në katastrofë, sikur që është rasti me gruan. Pejgamberi ﷺ, thotë: “Me të vërtetë, gruaja është krijuar nga një brinjë, e cila nuk qëndron drejtë në asnjë mënyrë. Nëse do të kënaqesh me të, do kënaqesh, ashtu si është me të meta. Nëse provon ta drejtosh do ta thyesh, e thyerja e saj është divorci.”[2]
Sipas një versioni tjetër: “Ju porosis me gratë të silleni mirë. Ato janë krijuar nga një brinjë, pjesa më e lakuar e saj është pjesa e epërme. Nëse mundohesh ta drejtosh, do ta thyesh, e nëse e lë ashtu, do të mbetet ashtu e lakuar. Ju porosis me gratë të silleni mirë.”[3]
Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Fjalët ‘me gratë të silleni mirë’ sikur simbolikisht të aludojnë që korrigjimi i grave të jetë me butësi dhe të mos insistohet me forcë të drejtohet e të thyhet, por as të lihet dhe të vazhdojë të jetë e lakuar. Këtë sqarim e qartësoi dhe e argumentoi autori (për qëllim e ka imam Buharinë në Sahih el-Buharij) në atë mënyrë që pas këtyre haditheve e solli kaptinën e radhës me titull ‘Kaptina: Ruani veten dhe familjarët tuaj nga zjarri’; gjë e cila tregon se briri nuk lihet i lakuar nëse tejkalohen kufijtë, atëherë kur dobësitë e mbjellur në shpirt e çojnë deri në mëkatim apo ta braktisë një detyrim. Të lihet ashtu si është i lakuar nënkupton të lihet në gjërat e lejuara. Hadithi tregon po ashtu se miklimi pëlqehet për t’i përfituar shpirtrat dhe për t’i bashkuar zemrat. Si dhe tregon që drejtimi i grave bëhet me mirësi, zemërgjerësi dhe me përballim të dobësive të tyre. E kush e braktisë drejtimin e grave, nuk do të përfitojë nga to gjë, edhe pse njeriu nuk mundet të jetojë pa grua, tek e cila e gjen prehje dhe përkrahje për jetesën e tij. Pra sikur ka dashur të thotë: ‘Kënaqësia me të nuk arrihet dhe nuk plotësohet pa i përballuar mangësitë e saj.’ ”[4]
- Ka dallim nëse gabimi bëhet ndaj fesë dhe nëse gabimi bëhet ndaj individit:
Pasi që feja për neve është më e shtrenjtë se vetja, e kemi për detyrë ta përkrahim dhe ta mbrojmë atë, të zemërohemi për të më shumë se sa që zemërohemi për veten tonë. Ndërsa nga entuziazmi i dobët për fe është ta shohësh një njeri se si zemërohet për veten nëse shahet dhe nuk zemërohet për fenë e Allahut nëse dikush i sulmon ritet e saj, apo e sheh që e mbron atë me marre dhe me dobësi.
Pejgamberi ﷺ, i falte shumë ata që gabonin kundrejt tij, e në veçanti beduinët e shkretëtirës të cilët karakterizohesh me vrazhdësi, që t’i përfitojë zemrat e tyre. Enes ibn Malik h, tregon: “Ishim rrugës duke ecur bashkë me Pejgamberin ﷺ, ai e kishte të veshur një gunë prej Nexhrani me skaje të trasha, ndërkohë një beduin i erdhi dhe e tërhoqi fuqishëm për gunën e tij, saqë ia pashë qafën e Pejgamberit ﷺ sesi kishte lënë gjurmë skaji i gunës, prej të tërhequrit të fuqishëm. Pastaj tha: ‘O Muhamed! Më jep nga ajo që e posedon prej pasurisë së Allahut!’ Pejgamberi ﷺ, u kthye kah ai, qeshi dhe urdhëroi t’i jepet.”[5]
Ndërsa nëse gabimi ishte në fe, Pejgamberi ﷺ zemërohej për Allahun. Më vonë do të vijnë shembuj për këtë.
Janë disa çështje tjera me rëndësi që duhet respektuar gjatë trajtimit të gabimtarit dhe gabimeve të tij, sikur:
– Ka dallim në mes të gabimit të madh dhe gabimit të vogël. Sheriati i dallon mëkatet e mëdha dhe mëkatet e vogla.
– Ka dallim në mes të atij që gabon, i cili ka stazh në vepra të mira dhe ka të kaluar të mirë dhe gabimet e tij humbin në detin e veprave të mira, dhe në mes të atij që gabon, por ka përplot mëkate dhe i bën vetes padrejtësi me gjynahe. Po ashtu, prej atij që garon për në mirësi, karshi tij përballohen gjëra të cilat nuk i përballojmë karshi njerëzve tjerë. Këtë e portretizon më mirë rasti i Ebu Bekrit h, në vazhdim: “Esma bint Ebu Bekër k, tregon se u nisën për në haxh me Pejgamberin ﷺ, e kur arritëm në vendin e quajtur el-Arxh, u ndal aty Pejgamberi, ﷺ, dhe u ndalëm edhe ne. Aisha i, u ul pranë Pejgamberit ﷺ, ndërsa unë u ula pranë babait (Ebu Bekrit). Ebu Bekri h, dhe Pejgamberi ﷺ, e kishin një kafshë të përbashkët për kalërim (dhe për t’jua bartur gjërat e nevojshme), atë e shoqëronte shërbëtori i Ebu Bekrit h, i cili kishte mbetur pas tyre dhe Ebu Bekri h, po e priste të vijë. Nuk shkoi pak shërbëtori u shfaq, por pa kafshën. Ebu Bekri h, e pyeti: ‘Ku e ke devenë?’ Shërbëtori u përgjigj: ‘E humba dje’ Ebu Bekri h, tha: ‘Një deve ta humbësh?!’ Esmaja i, thotë se Ebu Bekri h, (i zemëruar) ju afrua shërbëtorit t’i bie, ndërsa Pejgamberi ﷺ, buzëqeshej dhe thoshte: ‘Shikoni këtë që është i veshur me ihram (për në haxh) se çfarë vepron!!’ Pa shtuar në to diçka i përsëriste fjalët dhe thoshte: ‘‘Shikoni këtë që është i veshur me ihram (për në haxh) se çfarë vepron!!’[6]
– Ka dallim në mes të atij që e përsërit gabimin dhe në mes të atij që gabimin e bën për herë të parë.
– Ka dallim në mes të atij që gabimet i bën një pas një dhe në mes të atij që gabimet i bën më rrallë, në një distancë kohore me të gjatë.
– Ka dallim në mes të atij që gjynahet i shfaq haptazi dhe në mes të atij që ato i fshehën.
– Duhet pasur kujdes me atë që fenë e ka të dobët, sepse ai ka nevojë për t’ia përfituar zemrën dhe jo të sillet ashpër me të.
– Duhet të merret në konsideratë gjendja e gabimtarit nga aspekti i pozitës dhe i pushtetit.
Të gjithë këta faktorë të sipërpërmendur nuk janë në kundërshtim me drejtësinë e përmendur më herët.
[1] Allahu thotë: “Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija” (El-Enam: 108)
[2] Buhariu (4786), Muslimi prej Ebu Hurejrës h. (1468).
[3] Buhariu dhe Muslimi.
[4] El-Fet’hul Barij (9/254).
[5] Buhariu (5362), Muslimi (5362).
[6] Ebu Davudi (1818), shejh Albani e vlerësoi të mirë hadithin në Sahih Sunen Ebu Davud (1602).
Irfan Jahiu
WWW.STUDENTET.MK