1. Korrigjimi i fëmijës për gabimin e tij bëhet simbas mënyrës që i përshtatet moshës së tij:

Ebu Hurejra h, tregon se el-Hasen ibn Alij j, e mori një hurmë prej hurmave të sadakasë dhe e shtiu në gojë, e Pejgamberi ﷺ, i tha: “Mos! Mos! Gjuaje atë. A harrove që ne nuk e hamë sadakanë.”[1]

Zejneb bint Ebi Seleme k, (ishte e vogël në moshë atëkohë) tregon se Pejgamberi ﷺ, ishte duke u pastruar kur hyra në shtëpi, e vërejti prezencën time andaj e mbushi grushtin me ujë ma hodhi në fytyrë dhe më tha: “Oj ti vogëlushe, ktheju mbrapa.”[2]

Me këtë qartësohet se mosha e vogël e fëmijës nuk është pengesë që të korrigjohet gabimi i tij, bile llogaritet nga edukimi i mirë. Kjo gjë i mbetet në kujtesë fëmijës dhe i mbetet zahire për të ardhmen e tij. Hadithi i parë paraqet mënyrën se si fëmija mësohet për devotshmëri, ndërsa hadithi i dytë paraqet mënyrën se si i mësohet fëmijës etika e marrjes së lejes për të hyrë në shtëpi (dhomë) dhe si të jetë i kujdesshëm kur janë në pyetje pjesët e turpshme të njeriut.

Argument tjetër është rasti i mrekullueshëm i djaloshit Omer ibn Ebi Seleme h, i cili tregon: “Isha i vogël nën përkujdesjen e Pejgamberit ﷺ, ndërsa me dorën time merrja nga të gjithë anët e pjatës. Me atë rast Pejgamberi ﷺ, më tha: ‘O ti djalosh, thuaj bismilah (me Emrin e Allahut), ha me dorën e djathtë dhe ha përpara vetes.’ Kështu sot e kësaj dite unë e zbatojë këshillën.”[3]

Nga ngjarja vërejmë se udhëzimet e Pejgamberit ﷺ, për djaloshin ishin të shkurtra dhe të qarta, që ato lehtë të kuptohen dhe të mbahen në mend. Prandaj edhe ato ndikuan në shpirtin e vogëlushit përgjatë tërë jetës së tij dhe tha: “Kështu sot e kësaj dite unë e zbatojë këshillën”

  1. Duhet pasur kujdes gjatë këshillimit të grave të huaja:

Që të mos kuptohet gabimisht kundërshtimi i gabimit dhe që të sigurohemi nga joshja, nuk duhet të tolerohet që një i ri të flet me një të re me pretekst të qartësimit të gabimit apo këshillimit dhe mësimit. Sa fatkeqësi ka sjellë ky justifikim! Në këtë rast duhet t’ju jepet hapësirë dhe rol të madh njerëzve kompetent, njohës të fushës dhe të moshuarve prej tyre, të cilët veprojnë nën hijen e rregullave të fesë. Personi që donë të urdhëroj për punë të mira, duhet të shikoj hapësirën e korrigjimit; nëse ia merr mendja se bënë dobi, atëherë le të flet, e në të kundërtën, le të hesht, e mos të flet me gra mendjelehta që mund ta akuzojnë, ndërkohë që ato qëndrojnë me ngulm në gjëra të kota. Pozita në shoqëri e hoxhallarëve e luan rolin themelor në suksesin e procesit të kundërshtimit të gabimit apo përcjellës së mesazhit dhe ngritjes së argumentit. Në vazhdim do ta përmendim një rast:

Përcjell Ebu Rehm, emri i tij ishte Ubejd, prej Ebu Hurejrës h, se e takoi një grua të parfumosur e cila ishte nisur për në xhami. Ebu Hurejra h, i tha: “Oj robëresha e Allahut, ku je nisur?” “Në xhami – u përgjigj.” E pyeti: “Ke vendosur parfum?” Ia ktheu: “Po.” Atëherë Ebu Hurejra i tha: E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ, të ketë thënë: “Cilado grua që parfumohet dhe del për në xhami, namazi saj nuk pranohet derisa të pastrohet.”[4]

Sipas një versioni tjetër tregohet për një grua e parfumosur që kaloi pranë Ebu Hurejrës h, derisa erën e parfumit të saj e bartte era dhe nuhatej nga larg. Ebu Hurejra h, i tha: “Oj robëresha e Allahut, ku je nisur?” “Në xhami – u përgjigj.” E pyeti: “Ke vendosur parfum?” Ia ktheu: “Po.” I tha: ‘Kthehu dhe pastroju, sepse e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ, të ketë thënë: “Allahu nuk e pranon namazin e një gruaje të parfumosur që është nisur për në xhami dhe erën e parfumit të saj e barttë era, derisa nuk kthehet të pastrohet.”[5]

  1. Është gabim të angazhohemi me korrigjimin e gjurmëve të gabimit dhe ta lërim anësh shërimin e esencës dhe shkaktarin e gabimit.
  2. Gabimi s’duhet të rritet përtej realitetit të tij dhe s’duhet të ekzagjerohet në përfytyrimin e tij.
  3. Nuk duhet të insistohet ndaj atij që gaboi që me çdo kusht ta pranojë gabimin, si dhe në anën tjetër gabimtari s’duhet të këmbëngulë në mospranimin e gabimit të tij.
  4. Atij që gabon duhet t’i jep kohë e mjaftueshme për ta korrigjuar gabimin.

Kjo në veçanti vlen për atë që gabimin e ripërsëritë shpesh dhe është mësuar me të për një kohë të gjatë. Ky proces duhet të jetë nën përkujdesje dhe përcjellje, duke vazhduar ndërkohë me këshillim dhe korrigjim.

  1. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos përçojmë deri tek gabimtari ndjenjën se ai është armik, si dhe s’duhet të harrojmë faktin se përfitimi i njerëzve është më i rëndësishëm se përfitimi i situatave.

– E tëra kjo që u paraqit më lartë ishte parahyrje në temë, e tanimë erdhi koha të fillojmë me prezantimin e metodave dhe mjeteve që Pejgamberi ﷺ, i përdorte në trajtimin e gabimeve të njerëzve, sipas argumenteve të sakta që erdhën në hadithet profetike.


[1] Buhariu (1396), Muslimi (1778).

[2] El-Muaxhem el-Kebir (24/281), el-Hejthemij tha se zinxhirin e ka të mirë: El-Mexhmea (1/269).

[3] Buhariu (4957), Muslimi (3767).

[4] Ibn Maxhe (4002), shejh Albani e saktësoi në Sahih Ibn Maxhe (2/367).

[5] Sahih ibn Huzejme (1682), shejh Albani në komentin e tij tha se hadithi është i mirë. Hadithi është në El-Musned të imam Ahmedit (2/246), shejh Ahmed Shakir e saktësoi.

Irfan Jahiu

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *