Sipas sondazheve të fundit të realizuara në Republikën e Maqedonisë, vetëm 8% e qytetarëve përdorin e-banking. Përdorim më të vogël të këtij lloji të bankave në krahasim me Maqedoninë kanë Mali i Zi 4%, Bullgaria 5% dhe Rumania 7%.
Megjithëse, në vend gjatë dhjetë viteve të fundit pjesa e bankimit në internet është dyfishuar në krahasim me vitin 2009 kur ishte vetëm 4%, megjithatë Maqedonia po mbetet shumë prapa në krahasim me vendet e tjera evropiane. Në nivel evropian, mbi 50% e qytetarëve përdorin e-banking dhe përdorin metoda të reja dhe më të thjeshta të pagesave që shmangin pritjen dhe përdorimin e parave të gatshme.
Në mesin e shteteve anëtare të BE-së, përdorimi i e-banking janë më të zakonshme në Danimarkë (90% e njerëzve të moshës 16-74 vjeç kanë raportuar për përdorimin e saj) dhe Holandë (89%), e ndjekur nga vende të tjera nordike, Finlanda (87% ) dhe Suedia (86 %). Nga vendet e tjera në Ballkan e-banking përdorin 16% të popullsisë në Serbi, 33% në Kroaci, 39% në Slloveni dhe 23% në Turqi.
Ky lloj i bankimit është më i njohur në popullsinë më të re dhe të arsimuar. Megjithë progresin dhe rritjen e përqindjes së përdorimit të e-banking, Republika e Maqedonisë mbetet e prapambetur në këtë drejtim dhe duhet të punojë në shfrytëzimin e plotë të kapacitetit për përdorim dhe të përdorë këtë lloj të bankimit në mënyrë që të lehtësojë të gjitha proceset e punës.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK