Teksa teknologjia zhvillohet me një ritëm të përshpejtuar, aftësitë mendore dhe detyrat që mendohet se janë rezervuar që njerëzit t’i zgjidhin, po kryhen gjithnjë e më shumë nga makinat, duke shkaktuar shqetësim për ndikimet në punë dhe rreziqet pasuese për qeveritë, bizneset dhe njerëzit. Përveç kësaj, globalizimi, demografia, ndryshimet klimatike dhe transformimet gjeopolitike tashmë po bëjnë një ndikim të rëndësishëm në peizazhin e punës.
Tani ekziston një mundësi për individët, bizneset dhe qeveritë për të kuptuar dhe menaxhuar në mënyrë proaktive kalimin në një të ardhme të re. Projekti “Përgatitja për të ardhmen e punës” kërkon të qartësojë një debat shpesh të polarizuar dhe të keq-informuar mbi të ardhmen e punës përmes shpërndarjes së njohurive të arritshme, të balancuara dhe sektoriale, si dhe zhvillimin e njohurive që mund të veprohet me to për të ndihmuar bizneset dhe qeveritë të menaxhojnë këto ndryshime dramatike.
Projekti po e bën këtë në dy mënyra:
1. Skenarët e së ardhmes: zhvillimi i vizioneve potenciale (por realiste) të së ardhmes që tregojnë se si mund të duket mjedisi i punës, nën faktorë të ndryshëm dhe zgjedhje të politikave. Këto skenare do të ndihmojnë në krijimin e aktiviteteve të tjera në këtë projekt.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK