Moda vjen dhe shkon, por shija e mirë asnjëherë nuk del jashtë stilit. Lidhur me këtë nuk është surprizante që shumë ide dhe stile evropiane të të veshurit kanë arritur para 1200 viteve, në një kohë kur Spanja ishte pjesë e botes Islame.
Ziryab, muzikant dhe mësues i etikës, njëherit ishte edhe person që përcaktonte modën dhe ishe ikon stili në shekullin e nëntë në Kordobë, Spanjë. “Ai mori me vete gjithë modën. Bagdadi ishte Parisi ose New York’u i asaj kohe dhe…të kesh gjithë atë fluks idesh prej Bagdadit në Kordobë, ai solli me vete pastë dhëmbësh, deodorant dhe flokë të shkurtëra…Kordoba kishte ndriçim rrugor, punë kanalizimi, ujë te rrjedhshëm”, tha autori Jason Webster për Ziryab përderisa ishte duke folur me Rageh Omaar në programin “Historia İslame e Europës” në BBC.
Bagdadi në İrak ishte qendër marramendëse e botës İslame në kulturë dhe intelektualitet, prej ku Ziryabi gjithashtu solli set enësh, modë kostumesh për djem, madje edhe lojrat si shahun dhe pollon. Me mënyrat e tij luksoze ai definoi edhe gjykatën e kalifëve përderisa disa kordoban imitonin stilin e tij të flokëve të shkurtëra dhe gëzonin mobiljet prej lëkure që ai i solli në Spanjë.
Henri Terrase, historian francez 1200 vite pas Ziryabit thotë, “Ai prezantoi veshjet e e verës dhe të dimrit, duke i përcaktuar saktësisht datat se cilat veshje kur duhen të vishen. Ai gjithashtu shtoi edhe veshje për gjysëm sezoni mes disa intervaleve sezonale. Madje edhe veshjet e Orientit u prezantuan nëpërmjet tij në Spanjë. Me ndikimin e tij filloi edhe industria e modës, duke prodhuar pëlhura transparente dhe me vija, qe janë ende prezente sot në Maroko.
Arritjet e Ziryabit i sollën atij respektin e gjeneratave të suksesshme, madje edhe sot. Ne botën islame, nuk ekziston asnjë vend që nuk ka ndonjë rrugë, hotel, klub ose kafene që s’ka emrin e tij. Në Perëndim, dijetarët dhe muzikantët ende manifestojnë mirënjohje për të.
Muslimanët e Andaluizë ishin njëherit edhe trashëgimtarë të një numri te industrive të këpucëve me tapë të veçanta nga Romakët. Ata e zmadhuan dhe e bënë më të shumëllojshme teknikën e prodhimit dhe po të njejtat këpucë jo vetëm që u bënë të përhapura më gjërë në shtet, por u bënë edhe element kryesor i eksportit. Këpuca ishte e quajtur “qurq”, ndërsa në shumës quheshin këpucat “aqraq”.
Dy shkrimtarë musliman të Mesjetës, Al-Saqati dhe İbn ‘Abdun tregojnë specifikime të detajizuara në lidhje më përgaditjen e këtyre këpucave, sidomos kur sqarojnë që lëkura e ngjitur në pjesën e pasme nuk duhet të jetë e paktë dhe se qepja e lëkurës me lëkurë ndërrmjet nuk duhet të posedojë diçka tjetër. Disa prodhues, për t’i bërë këpucët më të larta u vendosnin rërë thembërave por si konsekuencë ata u thyenin lehtë kur visheshin. Stilet dhe metodat më te sofistikuara u adoptuan nga krishterët pas pushtimit të Andaluzisë.
Pra, herave tjera përderisa do bësh shitblerje për modele të fundit të këpucëve nëpër shitore të famshme, kujtoji thembrat e gjata që para njëmije viteve. Përderisa do i veshësh një palë pantollona të lehta vere ose një kostum, kujtoje Ziryabin, “Zogun e Zi” që para 1200 viteve, sepse kjo ishte koha kur idetë ishin duke fluturuar nga Spanja, Sicilia dhe Lindja e Mesme drejt Evropës krishtere.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK