Në JavaScript, një objekt është një struktur e dhënë e cila përmban edhe variablat edhe funksionet për të kapur objektet.
Programimi i orientuar në objekte që përdoret në Javascript është shumë më i thjeshtë se ai në Java ose C++. JavaScript nuk bën dallim ndërmjet objekteve dhe instancave. Vecorit dhe metodat e objekteve do të kapeshin si më poshtë:
object.property
value=object.method(parameter1, parameter2, …)
Përcaktimi i objekteve ne JavaScript
Përpara se të përcaktojmë një objekt në JavaScript, duhet të krijojmë një funksion të veçantë qëllimi i të cilit është të krijoj një objekt.
Është e nevojshme që emri i funksionit, i quajtur ndryshe konstruktor, dhe emri i objektit të jetë i njëjtë.
function MyObject(attr1, attr2)
{
this.attr1=attr1;
this.attr2=attr2;
}
Tani ne mund të krijojmë objekte të tipit MyObject
object=new MyObject(….)
object.attr1=a;
Nëse duam që ti shtojmë metoda objekteve duhet më parë ti përcaktojmë ato si funksione normale.
function Method1(attr1, attr2)
{
Pjesa e kodit
}
Për ti caktuar ketë metodë një metode objekti duhet të shkruajmë:
object.method1=Method1;
Objektet e paracaktuara
Në implementimet e JavaScript janë të përfshira disa objekte të
parapërcaktuara:
• Arrays Vektorët.
• Date Për të ruajtur dhe manipuluar me datat.
• Matëherë Metoda dhe konstantet matematike.
• Number Konstante.
• String Veprime me stringle.
• RegExp Veprime me shprehjet e rregullta.
• Boolean Vlera Boolean-e.
• Function Funksionet.
Vektorët
Një vektor është një vaiabël i vecantë i cili mban më shumë se një vlerë në një kohë. Vektorët mund të krijohen në tre menyra. Në shembullin e
mëposhtëm është deklaruar një objekt i tipit vektor i quajtur Ditët dhe krijimi i tij është paraqitur me të treja mënyrat.