Ndjenja e lodhjes, ose vështirësia në përqendrim, pas një vakti është relativisht e zakonshme. Një person mund të ndihet veçanërisht i lodhur, varësisht nga ajo që, kur, çfarë dhe sa ka ngrënë.
Ushqimet e pasura me proteina, yndyrëra dhe karbohidrate mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më të përgjumur sesa ushqimet e tjera.

Disa studiues thonë se një person ndihet i lodhur pasi të hajë, sepse trupi i tij po prodhon më shumë serotonin. Serotonina është substancë që luan rol në rregullimin e humorit dhe në ciklin e gjumit.

Në çfarë mënyre mundësohet sinteza e serotoninës?

Një aminoacid i quajtur triptofan, i cili ndodhet në shumë ushqime të pasura me proteina, ndihmon trupin të prodhojë serotonin. Poashtu karbohidratet ndihmojnë absorbimin e triptofanin nga mukoza e zorrëve. Për këto arsye, ngrënia e një vakti të pasur me proteina dhe karbohidrate mund ta bëjë personin të ndjehet i përgjumur.

Triptofani ndodh në ushqime që janë të pasura me proteina, të tilla si: salmon, mish të pulës, vezë, spinaq, fara, qumësht. produkte soje, djathë…

Ushqimet që përmbajnë nivele të larta të karbohidrateve përfshijnë:
makarona, oriz, bukë e bardhë, ëmbëlsira, biskota, kallinj misri, qumësht…
Njerëzit të cilët shpesh hanë një kombinim të proteinave dhe karbohidrateve, të tilla si drithërat me qumësht, rrit gjasat për tu ndier i përgjumur.

Strategjitë e mëposhtme mund të ndihmojnë në parandalimin e lodhjes pas një vakt:

Hani pak dhe shpesh
Në vend që të hani vakte të mëdha, hani vakte më të vogla çdo disa orë për të mbajtur nivelet e energjisë. Një copë frutë ose një grusht arra duhet të jetë e mjaftueshme për të kuruar një rënie të energjisë.

Bëni gjumë me cilësi të mirë
Një person që fle mjaftueshëm gjatë natës ka më pak të ngjarë të përjetojë një rënie të ndjeshme të energjisë pas drekës.

Shko për një shëtitje
Ushtrimi i lehtë gjatë ditës, veçanërisht pas ngrënies, mund t’i ndihmojë njerëzit të ndjehen më pak të lodhur.

Bëni një sy gjumë të shkurtër gjatë ditës

Provoni terapi me dritë të ndritshme

Sipas studimeve mjekësore ekspozimi i njerëzve ndaj dritës së ndritshme pas drekës zvogëlon lodhjen.

Shmangni pirjen e alkoolit, përveç problemeve tjera që sjell në organet vitale te njeriu, alkooli ndikon drejtpërdrejtë në përgjumjen tuaj.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author