Duke gjykuar nga dinamika me të cilën kompanitë më të mëdha “gëlltisin” ato më të voglat, 2021 është një vit për marrjen e konkurrentëve dhe konsolidimin e bizneseve. Një verë shumë dinamike e ka bërë këtë vit potencial për të thyer rekord përsa i përket vlerës së bashkimeve dhe blerjeve në të gjithë botën.

Sipas Financial Times, bashkimet dhe blerjet prej gati 4 trilion dollarësh janë rënë dakord që nga fillimi i vitit, pasi kompanitë nxitojnë të përfitojnë nga një periudhë e huave shumë të lira dhe rritjes së fitimeve. Gushti zakonisht konsiderohet kulmi i përgjumjes së verës. Por muajin e kaluar, vlera e bashkimeve dhe blerjeve globale arriti në 500 miliardë dollarë, raporton Poslovni Dnevnik.

Arsyeja është një kombinim i kostove të ulëta të huamarrjes, miliarda dollarë që kanë  në dispozicion  fondet për investime të rezikshme dhe kthimi i  instinkteve të  menaxhimit të kompanive të  mëdha globale.

Sa i përket vitit 2019, deri në fund të gushtit, u përfunduan transaksione me vlerë 2.6 trilion dollarë. Nëse ky trend vazhdon, 2021 mund të jetë më e  mirë se rekordi i vitit 2007 prej 4.3 trilion dollarë në bashkime dhe blerje.

Tendenca e fortë e bashkimeve dhe blerjeve ndikon gjithashtu në të ardhurat e bankave të mëdha të Wall Street. Në tremujorin e dytë, JPMorgan gjeneroi rekord prej 3.6 miliardë dollarësh prej investimeve globale. Të ardhurat nga provizionet te Goldman Sachs u rritën për një të tretën.

Firmat juridike gjithashtu përparuan dhe shumë prej tyre raportuan fitime rekord.

Më aktivi është sektori i teknologjisë, i cili merr pjesë me 21 përqind në vlerën vjetore të transaksioneve, krahasuar me 16 përqind vitin e kaluar.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author