Nëse pothuajse të gjithë mund të mësojnë programim falas, pse pagat janë relativisht shumë të larta?

Çdokush mund të mësojë të shkruajë ndonjë kod funksional, por të jesh një zhvillues apo inxhinier i softuerit kërkon shumë më tepër sesa thjesht aftësinë për të shkruar një kod.

Në vijim do të paraqesim disa informacione me të cilat do të mundeni të vlersoni veten tuaj se a jeni për ketë profesion:

  1. Ju duhet ta përdorni shumë logjikën. Kodimi është rreth 40% krijim dhe 60% analizë. Nëse nuk ju pëlqen seriozisht zgjidhja e problemeve dhe të menduarit kritik, kodimi si profesion ndoshta nuk është për ju.
  2. Ju duhet të jeni komod përpara ekranit të kompjuterit dhe zakonisht tre ose më shumë ekrane përdoren për kodim. Ju duhet të jeni në gjendje ta bëni këtë për 40+ orë në javë duke parë mijëra linja kodi gjatë gjithë ditës.
  3. Ju duhet të jeni në gjendje të menaxhoni vetë në mënyrë efektive kohën tuaj. Shumica e zhvillimit është i bazuar në detyra dhe pritet që ju të përdorni njohuritë tuaja personale për të përfunduar secilën detyrë të kodimit në mënyrë të pavarur brenda një afati.
  4. Kurrë nuk mund të ndaleni së mësuari. Duhet të keni uri për njohuri dhe informacion për të vazhduar të jeni të suksesshëm si zhvillues. Gjuhët e kodimit evoluojnë shpejt. Pra, për të shkruar një kod të qëndrueshëm, ju gjithmonë duhet të zgjeroni njohuritë tuaja dhe të jeni në gjendje të mësoni edhe gjuhë të reja të kodimit.
  5. Ju duhet të mësoni stilin e kodimit të ekipit tuaj dhe të jeni në gjendje të përshtatni stilin tuaj të kodimit shpejt.

Kështu që, çdokush mund të shkruajë kod, por jo të gjithë mund të jenë programerë të suksesshëm.

Përgaditi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S