Antibiotikët mund të shpëtojnë mijëra njerëz që vuajnë nga sëmundje të rënda, të tilla si meningjiti dhe pneumonia. Edhe pse në shumicën e rasteve ato janë efektive, shkencëtarët kanë zbuluar se disa lloje të baktereve nuk janë vetëm rezistente ndaj bakterieve, por edhe ushqehen me to.

Hulumtimi është publikuar në revistën “Nature”, dhe rezultatet e tij mund të ndihmojë shkencëtarët me manipulimin e gjeneve për të formuar bakteriet që do të “hanë” tonelata të antibiotikëve nga mbeturinat industriale dhe fermave blegtorale që ndotin ujin dhe tokën.

“Dhjetë vjet më parë zbuluam që bakteriet mund të ushqehen me antibiotikë dhe ne ishim të tronditur. Tani ne e dimë se si kanë sukses ta bëjnë këtë dhe ne mund të fillojmë të mendojnë se si mund ta përdorim aftësinë e tyre për tu përballuar me dëmet nga antibiotikët “, tha Gautam Dantas, autori kryesor i studimit dhe profesor i imunologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Misuri .

Antibiotikët u zbuluan së pari në vitet 1920 dhe kanë shpëtuar dhjetëra miliona jetë me një “fitore” mbi infeksionet bakteriale siç janë ndezja e mushkërive, tuberkuloza dhe meningjiti.

Megjithatë, me kalimin e kohës, bakteriet kanë mësuar se si të luftojnë, duke ndërtuar rezistencë ndaj të njejtave medikamente që ata dikur i shkatërruan.

Për shkak të kësaj, penicilina – burimi dhe antibiotiku më i zakonshëm – tani përshkruhet gjithnjë e më rrallë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpesh paralajmëron se bota do të mbetet pa antibiotikë efektivë. Vitin e kaluar, ajo i kërkoi qeverive dhe kompanive të mëdha farmaceutike që të angazhohen në krijimin e gjeneratave të reja të drogës për të luftuar bakteriet.

Bakteret mund të bëhen rezistente kur pacienti nuk e përfundon trajtimin gjatë gjithë rrugës, kështu që bakteria “gjysmë e vdekur” i jepet mundësia për të rimarrë dhe për të ndërtuar imunitetin.

Industria moderne dhe bujqësia kanë përshpejtuar rritjen e rezistencës antibiotike, duke grumbulluar mjedisin me barna aktive.

Burimi

Përktheu dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author