5. Periudha Fatimide (909 to 1171)

Periudha Fatimide emrin e morri nga vajza e profetit Muhamed a.s. (Fatime r.a). Arkitektura e Fatimideve kombinon elemente nga arkitektura e Sirisë, Irakut dhe Iranit në Azi në lindje, me elemente nga Afrika e Veriut në perëndim. Ndërsa kapitelet e kolonave dhe boshtet rridhnin nga arkitektura klasike. 

Kryesisht është arkitekturë e ndërtuar me gurë dhe tullë, e cila përdoret jo vetëm për ndërtim strukturor por edhe dekorativ. Disa tipare tjera të arkitekturës mund të përmenden Kaligrafia “Kufi” e cila përdoret gjerësisht në mbishkrime, dekorimi “Fluted”, ai u arabeskut, florali dhe gjeometrisë, të cilat ekzekutohen në mermer, llaç, gur ose dru. Fatimidët zhvilluan përdorimin e harkut me katër qendra “Keel Arch” dhe muqarnas, një tipar që lidh sheshin me kupolën- një risi komplekse.

Gama e ndërtimeve varionte nga Xhamitë, mauselumet, monumentet e varreve, pallatet, portat monumentale, shkollat, etj. Zona qendrore e veprimtarisë dhe shprehjes arkitektonike gjatë sundimit Fatimid ishte në Kajro.

Në Kajro, xhamia e tyre e parë me xhemat ishte “al-Azhar” e themeluar së bashku me qytetin (969–73), ngjitur  u ndërtua dhe  institucioni i arsimit të lartë (Universiteti al-Azhar).

 6. Periudhe Eyubide (1171–1260)

Dinastia Ayyubid erdhi në pushtet nën udhëheqjen e Salah al-Din (r. 1169–93), i njohur si Saladini. Arkitektura Ejubide shfaq një vazhdimësi midis dy traditash:  Fatimide të vonë dhe Memluke të hershme. Ejubidët lanë një traditë mbresëlënëse të arkitekturës ushtarake, e ndërtuar kryesisht në përgjigje të luftës së tyre me Kryqtarët. Një numër fortesash të ndërtuara fillimisht nga Kryqtarët u morën më vonë nga Ejubidët, të cilët i rinovuan dhe zgjeruan. Një zhvillim tjetër i kësaj periudhe janë pallatet e banimit të sundimtarëve brenda kështjellave të tyre.  Ndërkohë, krijimi i medreseve, institucioneve të larta të mësimit fetar, të tilla si Zahiriya (1219) në Alepo dhe ai i al-Salih Najm al-Din Ayyub (1243) në Kajro, ilustrojnë interesin e Ayubitëve për arsimin. Në këtë periudhë një rol të rëndësisëhm kanë luajtur dhe gratë, psh. Medreseja Al Sahiba në Damask (1233) u ndërtua nga Rabia Khatun, si dhe Mauzoleumi i al-Salih Najm al-Din Ayyub (1250), u porosit nga gruaja e tij Shajar al-Durr.  Në plan, medresetë Ayyubid zakonisht përbëhen nga një oborr i rrethuar nga dy deri në katër iëane, si dhe dhoma më të vogla për studentët dhe mësuesit. Me kalimin e kohës, plani me katër iëan u bë mbizotërues. Ejubidët gjithashtu futën një kombinim të mauzoleumit dhe medresesë drejt fundit të sundimit të tyre.

Disa nga tiparet e arkitekturës mund të përmendim drejtimin e rrugëve dhe ndërtesave në pajtueshmëri me Kiblën, përdorimi masiv i iëan-it, larmishmëri minares, me seksione të ndryshme (katrore, rrethore, të kombinuara), përdorimi i “muqarnas”, përdorimi i teknikës ablaq për fasadat (rreshta guri në ngjyra të alternuara). Sa i përket materialeve të ndërtimit, guri përdoret gjerësisht në këto tradita arkitektonike , ndërsa tulla dhe stuko janë më të zakonshme në Sirinë lindore. Në arte, Ayyubids janë të njohur veçanërisht për punimet e tyre në punime metali dhe qeramike, posaçërisht sende të pikturuara me shkëlqim dhe nën-lustër. Teknikat e krijuara dhe të zhvilluara gjatë kësaj kohe formuan themelin e arteve në periudhën Mamluk.

Shkruan: Brunilda Basha, ndjek doktoraturën për arkitekturë në Universitetin “Yildiz Teknik”, Turqi.

STUDENTET.MK

About Author