Metabolizmi apo shkëmbimi i lëndëve. Nënkupton këmbimin e pandërprerë të materies midis organizmit të gjallë dhe ambientit të jashtëm. Ky proces është baza e jetës që lejon një qelizës të rritet dhe riprodhohet, të ruajë ndërtimin e saj, si dhe ti përgjigjet mjedisit të saj.
Metabolizmi në mënyrë racionale bën djegien e kalorive duke fituar energji. Kështu, trupi do të shpenzojë saktësisht aq sa duhet në ditë, dhe teprica do të ruhet. Kështu që përveç djegies së kalorive, trupi gjithashtu mund t’i ruajë ato – në sheqer rezervë dhe yndyrë.
Ekzistojnë shumë faktorë që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndikojnë në metabolizmin e individit:
Mosha: përgjat rritjes reduktohet metabolizmi bazal, me fjalë të tjera, te fëmijët arrin pikën maksimale, te të rriturit është i stabilizuar, kurse te ato në moshë metabolizmi bazal bie.
Statusi hormonal: Metabolizmi hormonal varet edhe nga statusi hormonal, para se gjithash prej hormoneve të gjëndës tiroide, edhe atë me aktivizimin e tiroides rritet metabolizmi dhe e kundërta.
Ushqimi: Mënyra e të ushqyerit gjithashtu, luan rol kyç në rritjen e metabolizmit. Ka shumë ushqime që e kryejnë më së miri këtë “detyrë”, siç mund të jetë speci i kuq, çaji i gjelbër dhe kafeina. Gjithashtu duhet t’i kushtojmë rëndësi edhe orareve në të cilat ushqehemi. Duhet të hamë pak dhe shpesh. Zgjidhni fruta, kos apo perime. Gjithashtu, marrja e mjaftueshme e kalciumit është i rëndësishëm. Nëse nuk e pëlqeni qumshtin ose jeni intolerant ndaj laktozës, nuk është problem sepse ka shumë ushqime që janë të pasura me kalcium dhe ju mund të gjeni diçka që ju pëlqen mes tyre.
Aktiviteti fizik: Nuk duhet të lëmë pas dore as aktivitetin fizik. Nuk është shumë e rëndësishme edhe nëse nuk shkoni në palestër. Mjafton të bëni ushtrime kardio, shëtitje rreth 4 kilometra në ditë, apo të zgjedhim të ecim në këmbë dhe jo me makinë.
Por nëse ushtroni në palestër, ju do të rritni masën e muskujve, me çka edhe do të rritni metabolizmin tuaj bazal, “konsumatorin” më të madh të energjisë.
Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK