Mungesa e vetëbesimit mund të shihet si një problem psikologjik. Ajo ka simptoma të tilla si mbyllja e vetes në botën e jashtme, frika e shoqërimit dhe mos suksesit.

Vetëbesim do të thotë njeriu të ndihet mirë duke zhvilluar ndjenja pozitive për veten e tij. Në këtë rast, personi është më shumë në paqe me njerëzit përreth tij, ai nuk ka frikë të hyjë në punë dhe projekte të reja. Personi me vetëbesim është i vetëdijshëm për vetit e tij të mira dhe të këqija, por nuk heziton të theksojë me guxim vetit e tij të mira ose të përpiqet të përmirësojë vetit e tij të këqija. Ai e sheh veten ashtu siç është, i pranon pikat e forta dhe të dobëta të tij.

Nga çka shkatohet vetëbesimi i ulët?

  1. Neglizhenca në periudhën e fëmijërisë – Vitet e fëmijërisë janë vitet kur personaliteti i njeriut zhvillohet dhe formësohet. Çdo gjë që fëmijët përjetojnë, madje edhe ngjarjet shumë të vogla, do të lënë gjurmë në personalitetin e tyre dhe do të tregojnë ndikimin e saj në vitet e ardhshme. Fëmijët të cilët janë heshtur me qortim, apo nuk lejohen të shprehin dëshirat dhe mendimet e tyre, ose të cilët kanë qenë dëshmitarë të brendshëm të dhunës në familje, shpesh hasin probleme të vetëbesimit në një moshë të mëvonshme.
  2. Abuzimi – Fëmijët që kan përjetuar abuzim seksual gjatë gjithë fëmijërisë së tyre përjetojnë probleme të vetëbesimit në moshën madhore. Fëmija ndihet fajtor gjatë gjithë jetës së tij me efektin e traumës së tmerrshme që ai përjeton dhe nuk mund të mbledhë besimin e nevojshëm.
  3. Pamja e jashtme – Pamja është e rëndësishme për të fituar vetëbesim. Personi që beson në trupin e tij, gjithashtu i beson personalitetit të tij. Për shembull, fëmijët dhe të rriturit obez e kanë të vështirë të fitojnë vetëbesim. Ata mendojnë se paraqitja e tyre është një pengesë për të marrë një vend në shoqëri dhe ata bëhen të mbyllur në veten e tyre.
  4. Pritjet e mëdhaja të prindërve – Sigurisht, çdo prind dëshiron që fëmija i tij të jetë i suksesshëm. Sidoqoftë, kur kjo situatë shkon në ekstreme, kur prindërit bëjnë presion ndaj fëmijëve të tyre dhe nxisin ambicie, fëmija hyn në garë dhe humbet vetëbesimin e tij. Fëmija nuk duhet të ndëshkohet pa mëshirë dhe as nuk duhet të shpërblehet kur të ketë sukses. Asesi të mos lihen vetëm kur ai dështon, ngase kjo konsiderohen si një nga arsyet më të rëndësishme të mungesës së vetëbesimit tek një fëmijë.

Cilat janë simptomat e mungesës së vetëbesimit? Si sillet dikush që ka mungesë të vetëbesimit?

  • Nuk ka guximi për të marrë ndonjë vendim ose për të ndërmarrë ndonjë veprim, ngase frika e dështimit mbizotëron gjithmonë;
  • Ai/Ajo ka frikë nga idetë e njerëzve të tjerë, heziton të shprehë ose mbrojë idetë e veta dhe menjëherë tërhiqet kur sheh një kundërshtim;
  • Ka frikë nga kritikimi ose vlerësimi;
  • Imiton të tjerët; duke shmangur pasqyrimin e personalitetit të tij;
  • Ai mendon se të tjerët janë më të mirë dhe më të suksesshëm;
  • Frika nga hyrja në komunitet. Ai shmang mjediset sociale, veçanërisht shmang situatat që kërkojnë të mbahet ndonjë fjalim;
  • Ai dëshiron të marrë miratimin e të tjerëve kur fillon ndonjë punë;
  • Shmangni kontaktin me sy. Ai shpesh i largon sytë derisa flet me njerëzit;

Përgaditi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S