Google Street View është një teknologji e paraqitur në Google Maps që ofron pamje panoramike nga rrugë të ndryshme të botës. Ajo u lansua më 25 maj 2007 nga Google në disa qytete në Shtetet e Bashkuara, që nga ajo kohë ajo është zgjeruar në shumë qytete dhe zona të botës. Deri më sot, Google Street View është lansuar në rreth 80 vende të botës.

Google Street View shfaq panoramat e imazheve. Për këtë, Google përdor makinat në të cilat janë montuar kamera 360 shkallë me rezolucion të lartë dhe këto makina udhëtojnë nëpër qytete të tëra dhe marrin fotografi të rrugëve dhe monumenteve.

Pastaj, këto fotografi janë ngarkuar nga Google për Street View. Në këto makina janë fiksuar 12 kamera për të marrë fotografi nga kënde dhe anë të ndryshme. Këto fotografi azhurnohen herë pas here.
Ndërsa makinat nuk janë të afta të udhëtojnë në të gjitha vendet, Google gjithashtu përdor biçikletë me tri rrota, njerëz në këmbë, anije, karrocë dëbore dhe anije nënujore për të marrë pamjet panoramike.

Ne gjithashtu mund të ngarkojmë disa fotografi panoramike të vendit tonë në Google Street View duke përdorur vegla. Google thekson pamjet e kontribuara nga përdoruesit me rrathët e kaltërta në Maps.

Bizneset si dyqanet, kafenetë, qendrat tregtare mund të paguajnë një fotograf për të fotografuar pamje panoramike të ambienteve të brendshme që përfshihen në Google Street View me rrathë portokalli.

Së bashku me kamerat me rezolucion të lartë, Google gjithashtu përdor rrezet lazer për hartëzimin e thellësisë për të llogaritur gjatësinë dhe gjerësinë e rrugëve. Dhe të gjitha këto të dhëna janë gjithashtu si Inteligjencë Artificiale në veturat që drejtojnë vetveten për një performancë më të mirë.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author