Kullat e smogut janë struktura të krijuara si pastrues të ajrit në shkallë të gjerë për të zvogëluar ndotjen e ajrit. Kullat e smogut punojnë në parimin e filtrimit HEPA ose teknologjisë së jonizimit të ajrit për të hequr grimcat PM2.5. Kjo do të thotë, ajri që rrjedh nëpër një kullë smogu kalon përmes një filtri për të siguruar ajër të pastër që del nga ai. Këto metoda të pastrimit të ajrit janë të vendosura mirë shkencërisht dhe përdoren gjegjësisht për pastrimin e ajrit të brendshëm ku shkëmbimi i ajrit me atë të jashtëm është minimal.
Prototipi i parë i kullës së smogut u ndërtua në vitin 2017 nga artisti holandez Daan Roosegaarde në Pekin si një demonstrim dhe projekt arti që konverton karbonin në grimcat e filtruara në diamante. Pajisja do të jetë në gjendje të marrë ajër nga të gjitha këndet 360 gradë dhe të gjenerojë 1,300,000 metra kub ajër të pastër në orë. Kulla e smogut thith ajrin e ndotur, i cili pastrohet nga shtresat e shumta para se të riqarkullohet në atmosferë.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK