Neutraliteti i Rrjetit është ideja që Ofruesit e Shërbimeve të Internetit (ISP) duhet të trajtojnë të gjithë përmbajtjen dhe përdoruesit në internet në mënyrë të barabartë dhe të drejtë. Është për të shmangur diskriminimin ndaj llojeve të caktuara të përmbajtjes dhe për ta mbajtur internetin të hapur duke parandaluar që ISP-të të vendosin kufizime të caktuara për përdorimin.

Me fjalë të tjera, neutraliteti i rrjetit inkurajon të gjitha llojet e trafikut ligjor të internetit – të dhënat e shkëmbyera dhe transferuara përmes internetit, përfshirë mesazhet, skedarët dhe përmbajtjen – që të trajtohen në mënyrë të barabartë nga ISP-të. ISP-të duhet të sigurojnë kyçje në të gjitha vendet pa trajtim preferencial dhe nën të njëjtat kushte.

Termi “neutralitet i rrjetit” u shpik në vitin 2003 nga Tim Wu, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Kolumbisë, punimi i të cilit synonte të adresonte shqetësimin mbi ISP-të që diskriminojnë në internet dhe kufizojnë inovacionin në planin afatgjatë.

Komisioni Federal i Komunikimit i SHBA-së (FCC) në vitin 2010 miratoi ligje që mbështesnin internetin e hapur. Iniciativat federale u sfiduan dhe u përmbysën nga Verizon pas një çështje ligjore në vitin 2014, pas së cilës një tjetër ligj u prezantua në vitin 2015 për të luftuar këtë çështje.

Sidoqoftë, pas ndryshimit në administratën politike, rregullat e FCC nga viti 2015 u zëvendësuan me rregullore të reja që lehtësojnë kufizimet në ISP, ndërsa zbatojnë transparencën e praktikave të tyre, që nga viti 2017.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author