Inulina është një lloj fibre dietike e tretshme. Kërkimet shkencore dëshmojnë për përfitimet shëndetësore, të tilla si përmirësimin e shëndetit në sistemit tretës, ndihmon në kontrollin e diabetit dhe ndihmon në humbjen e peshës.
Lloje të ndryshme të bimëve përmbajnë sasi të ndryshme të inulinës si, angjinarja, rrënja e çikores, asparagusi, rrënjët e rrodheve dhe luleradhiqet. Sa i takon frutave dhe perimeve: qepa, preshi, hudhra, banania, gruri, thekra dhe elbi përmbajnë sasi më të vogla saj. Poashtu dhe disa prodhues e shtojnë inulinën në ushqime të përpunuara.

Mikrobioma e zorrëve është popullsia e baktereve dhe mikrobeve të tjera që jetojnë në zorrë. Ky komunitet është shumë kompleks dhe përmban baktere të mira dhe të këqija.Të kesh ekuilibrin e duhur të baktereve është thelbësore për të mbajtur të shëndetshëm zorrën dhe për të mbrojtur trupin nga sëmundjet. Inulina mund të ndihmojë në promovimin e këtij ekuilibri. Në fakt, studimet kanë treguar se inulina mund të ndihmojë në stimulimin e rritjes së baktereve të dobishme.
Rritja e sasive të baktereve të shëndetshëm mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, imunitetit dhe shëndetit të përgjithshëm.
Poashtu, lehtëson përthitjen e disa elektrolitëve të nevojshëm për trupin.

Gjithashtu është vërtetuar në 12 studime të kafshëve që morrën inulin panë një ulje në rritjen e qelizave prekanceroze në zorrë. Në një studim tjetër, minjtë e ushqyer me inulin treguan më pak natyrë kanceroze dhe më pak inflamacion në inde. Poashtu kemi studime të kryera edhe te njerëzit, ku është treguar i njejti efekt si te shembujt e lartëpermendur, porse për këtë të fundin nevojiten më shumë kërkime.


Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author