Nëse doni të rregulloni situatën tuaj financiare, gjithçka që duhet të bëni është të ndryshoni zakonet e këqija.
Dallimi mes atyre që kursejnë dhe atyre që sillen në mënyrë të papërgjegjshme me paratë nuk është vetëm në kujdesin e çdo denari.
Njerëzit kursimtarë marrin përgjegjësinë për jetën e tyre dhe gabimet që bëjnë. Shikoni listën e gjërave që nuk duhet të bëni dhe zakoneve që duhet të ndryshoni.
- Pavarësisht nëse jeni nën ose mbi 30 vjeç, është koha të filloni të investoni në të ardhmen.
- Asnjëherë mos i dyfishoni borxhet tuaja. Mundohuni t’i pastroni ato ngadalë por me siguri.
- Pirja e duhanit është kryesisht e dëmshme për shëndetin tuaj, por gjithashtu përfaqëson një pjesë të rëndësishme të buxhetit tuaj.
- Mbani paratë në llogarinë tuaj.
- Mos praktikoni blerjet pa plan dhe nevojë, përcaktoni prioritetet tuaja dhe blini atë që ju nevojitet në të vërtet.
- Mos u kërkoni prej prindërve. Kjo është një mënyrë tjetër e huamarrjes.
- Mos kërkoni një rritje page nëse nuk e meritoni vërtet atë. Mësoni të vlerësoni paratë që keni në xhep dhe mos fajësoni të tjerët për deficitin tuaj financiar.
- Mos prisni derisa të martoheni për të filluar planifikimin e financave.
- Mos mendoni se investimi është i mërzitshëm. Ky do të jetë i dobishëm në të ardhmen
- Mos mendoni vetëm për veten, përfshihuni në ndonjë punë humanitare. Përveç vetes, kurseni për ata që ju rrethojnë. Kështu do ta kuptoni më mirë fuqinë e kursimit.
Përmblodhi dhe përshtati;
www.studentet.mk