Të qenit joserioz mund të dëmtojë përparimin tuaj në karrierë dhe të dëmtojë seriozisht vetëvlerësimin tuaj…

Nëse jeni fajtor për stagnacionin e karrierës suaj, përpiquni ta korrigjoni çështjen në hapat e mëposhtëm:

Përcaktoni se sa kohë duhet për të zbatuar një plan të vështirë. Pastaj vendosni se çfarë do të bëni kur ai plan të realizohet. Do t’ju ndihmojë të shihni një gjë të caktuar si diçka që, pas një kohe të caktuar, do t’i vijë fundi.

Argëtohuni për ta bërë më të lehtë përpjekjen. Dilni për një pushim dhe pini një filxhan kafe përpara se të filloni t’i trajtoni ato telefonata të vështira. Besoni se ajo detyrë menjëherë do të duket të paktën pak më e lehtë.

Imagjinoni një të dashur derisa punoni. Mund të jetë edhe shefi i pashëm apo kolegu që është i organizuar në mënyrë perfekte. Merrni cilësitë që doni tek ata dhe përpiquni, të paktën shkurtimisht, të jeni dikush tjetër. Ndihmon… dhe relakson.

Mos bëni asgjë për 5 minuta. Pini ujë gjatë relaksimit. Kur tensioni ulet dhe ndihesh më i lirë, do të thotë se je gati për të punuar… përsëri.

Përmblodhi dhe përshtati :

www.studentet.mk

About Author