Paraqet nekrozë iskemike e kufi zuar e miokardit e shkaktuar nga zvogëlimi i shpejtë ose ndërprerja e plotë e qarkullimit koronar.

 Që të vjen deri në infarkt duhet të kemi opstrukcion të enës koronare të gjakut kurse hipoksia (furnizim i zvogëluar me oksigjen) e miokardit të zgjat më shumë se 20 minuta.

Etiologjia:

 Shkak më i shpeshtë për ngushtimin e një arterie koronare është arterioskleroza të cilës i ndërlidhet trombi i cili sjell deri në mbyllje të plotë të arteries koronare.

 Pastaj, shkak tjetër është pëlcitja e plakave ateromatoze me mikro gjakderdhje te muri i enëve të gjakut.  Te një përqindje më e vogël e të sëmurëve me IAM nuk ka ndryshime opstruktive të arterieve koronare dhe llogaritet se rol kryesor ka spazma e arterieve koronare.

Dhimbja e kraharorit është simptoma dominante.

Dhimbja zgjat më shumë se 15 minuta dhe më shpesh lokalizohet pas sternumit, në të gjithë pjesën para zemrës ose epigastrium. Shpesh dhimbja zgjerohet drejt dorës së majtë, drejtë qafës dhe mund drejt shpinës dhe dy shpatullave.

Dhimbja është e thellë dhe përshkruhet si “shtrëngim me mengene”, “djegie”, “therje me thikë” ose si “rëndësi e madhe”. Ka intenzitet të vazhdueshme dhe shpesh forcohet dhe bëhet “prishëse” dhe nuk ndalet edhe pas marrjes së tabletave nitroglicerin.  Paraqitet më shpesh në mëngjes. Faktor predisponues si zakonisht nuk ka, rrallë mundim fi zik, shqetësim.

Mund të shoqërohet me ndjenjën e plogështisë, të ftohtit, marramendje, palpitacione, alivanosje,etj. Të sëmurët janë të djersitur, me frikë nga vdekja e afërt, të shqetësuar dhe mund të ketë gërditje dhe vjellje. Tensioni i gjakut bie në orët e para dhe më vonë normalizohet. Në momentin e infarktit paraqitet bradikardia dhe gjatë një infarkti më të madh paraqitet takikardia si pasojë e insufi ciencës së zemrës.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author