Sëmundja paraqet çrregullim të funksioneve trupore, kongenitive, sociale ose shpirtërore. Sëmundja mund të shikohet edhe si gjendje me procese të çrregulluara biologjike, të cilat dërgojnë në çrregullime të përgjithshme funksionale dhe morfologjike në organizëm. Rallë ndodh që sëmundja të zhvillohet të paktën pa ndonjë simptomë.
Simptomat mund të jenë:
Subjektive: i ndjen vetëm i sëmuri, nuk mundet t’i vëren mjeku, këtu bëjnë pjesë: dhimbja, sikleti, pafuqieshmëria etj.
Objektive: bëhet fjalë për simptoma që mund t’i vëren mjeku nëpërmjetë kontrollimit fizik ose metodave laboratorike.
Poashtu simptomat mund t’i ndajmë në:
Jospecifike: simptoma të cilat nuk mund të caktojnë natyrën e sëmundjes ngase paraqiten te një sërë sëmundjesh.
Specifike: simptoma të cilat janë specifike për një sëmundje të caktuar.
Sipas rrjedhjes së zhvillimit, sëmundja mund të jetë:
Akute – sëmundja zhvillohet shpejtë, simptomet shfaqen menjëherë kurse zgjatin 7 deri 14 ditë.
Kronike – sëmundja zhvillohet ngadalë, simptomet shfaqen ngadalë dhe zgjasin me muaj, vite ose gjithë jetën.
Katër fazat e sëmundjes |
Faza latente – fillon prej momentit të veprimit të faktorit patologjik deri në paraqitjen e simptomave te para. |
Faza prodromale – në këtë fazë paraqiten simptomat e para në organizëm, të cilat janë jospecifike për sëmundjen si p.sh: ethe, vjellje, temperaturë e lartë, kokëdhimbje etj. |
Faza e manifestimit – në këtë fazë paraqiten simptomat specifike me të cilat mund të dallojmë natyrën e sëmundjes. Gjatë kësaj faze mund të vjen deri te përmirësimi i gjendjes, ose rikthim i simptomave dhe rishfaqja e sëmundjes. |
Faza e fundit – në këtë fazë mund të vjen deri te shërimi ose deri te vdekja e pacientit. |
Shërimi mund të jetë: |
I plotë – (restitutio ad integrum) me rigjenerim të plotë struktural dhe funksional të indit/organit të dëmtuar
I pjesshëm – (residuum morbi) edhe përskaj faktit që sëmundja nuk përparon dhe simptomat humben, përsëri pasojat e shkaktuara nga sëmundja mbesin, si: kufizim i aktivitetit fizik, dobësim të imunitetit etj.
Vdekja paraqet formen e padëshiruar të fazës së fundit. Ndodh atëherë kur gjithë mekanizmat mbrojtës tërhiqen, e cila rezulton me ndërprerje funksionale të organeve vitale të organizmit.
Këtu diferencohen katër faza:
1. Faza preagonale – paraqitet hipotension, tahikardi, tahipnea, reflekse të theksuara.
2. Faza agonale – humbet vetëdija, humben reflekset, bradikardi, pulsi dobësohet, hipotermi.
3. Vdekja klinike – nuk kemi shenja vitale, paraqitet apnea dhe asistolia, shtypja e gjakut është 0, prosecet metabolike janë minimale. Nëse në korteksin cerebral për më shumë se 5-10 minuta nuk arrinë gjak arterial vjen deri te faza e fundit, e cila është:
4. Vdekja biologjike – gjendje kur ndodhin ndryshime ireverzibile, në fillim ndodhin ndryshime te korteksi cerebral, proceset metabolike ndërpriten, ndërpritet prodhimi i energjisë, dëmtohet pompa Na-K (e cila është e domosdoshme për energji), në citoplazmë rritet sasia e Na, Cl, dëmtohet mitokodriet si dhe enzimet qelizore dhe ndodh vdekja biologjike.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK