Që nga fillimi i mjekësisë moderne, shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë një mënyrë për të vizualizuar brendësinë e trupit të njeriut pa ndërhyrje  të mëdha kirurgjike. Në ditët e sotme kemi teknologji shumë të përparuara për këtë qellim, porse nuk është e thënë që ne nuk mund të përparojmë ende në këtë drejtim.
Shkencëtarë nga Universiteti i Adelaidit dhe Universiteti i Stuttgartit së fundmi kanë krijuar endoskopin më të vogël dhe fleksibil për të parë brendësinë e enëve të gjakut. Ky lloj studimi përfshin shkencëtarë nga fusha të ndryshme. Është e rëndësishme të kuptohen veçoritë e sistemit kardiovaskular, por edhe teknologjitë e imazhit dhe prodhimit. Shkencëtarët këtë herë kanë përdorur një teknologji të mikroprintimit 3D, me të cilen realizuan një pajisje të vogël të pabesueshme. Sa e vogel do të pyetni? 

Në thelb është një aparat fotografik, dhe ju e dini që kamerat kanë nevojë për thjerrëza. Shkencëtarët arritën të shtypnin me metodën 3D një thjerrëz të vogël, e cila u lidh më pas me një fije optike, e cila korespodon me diametrin e një fije floku të njeriut. Pajisja në fjalë është aq e vogël sa shkencëtarët nuk kishin asnjë problem të shikonin brendësinë e enëve të gjakut te minjët. Ky endoskop futet në enët e vogla të gjakut, më saktësisht në kapilare,  dhe siguron imazhe 3D me cilësi të lartë. Me këtë metodë mund të analizohen në mënyrë detajore shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sëmundjet kardiovaskulare janë nga vrasësit kryesorë në kohët e fundit. Në të shumtën e rasteve sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen për shkak shtresimit të triglicerideve dhe kolesterolit në brendësinë e murreve të enëve të gjakut, duke formuar pllakëza të vogla me çka bllokohet edhe qarkullimi i gjakut në inde.
Dr Jiawen Li, bashkëautor i studimit, tha: “Endoskopët e miniaturizuar, të cilët veprojnë si minikamera, mundësojnë rrjedhjen e procesit të formimit të pllakave, dhe  me këtë mundësohen mënyra të reja për t’i trajtuar ato. Deri më tani, ne nuk mund të bënim endoskopë me cilësi të lartë kaq të vogël “.

Mikroprinting 3D është një teknologji për shtypje 3D  e cila përdor teknologjinë e imazhit për të prodhuar pjesë shumë të vogla. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mjekësinë. Në thelb, një mikroprinter 3D shtyp në një rezolutë shumë të lartë. Nëse ky endoskop arrin një mjedis klinik, do të lejonte kryerjen e shumë procedurave jo-invazive diagnostikuese. Por, natyrisht, nuk ka gjasa që kjo pajisje të komercializohet së shpejti, për shkak të atyre pjesëve të shtypura 3D. Për dal kjo metodë në shitje, duhet të prodhohet në masë, gjë që do të ishte e vështirë tani, por ndoshta do të jetë e mundur në të ardhmen e afërt.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author