Qëndrimi juaj është një faktor kyç në çdo kërkim për një punë të re. Një qëndrim pozitiv mund t’ju ndihmojë shumë më tepër sesa një qëndrim negativ. Një qëndrim negativ mund të shfaqet përmes mungesës së vullnetit për të kërkuar punë, mendimit se askush nuk e lexon CV-në tuaj, duke e perceptuar veten si të paaftë, etj. Nga ana tjetër, një qëndrim pozitiv mund t’ju ndihmojë po aq sa një qëndrim negativ mund t’ju dëmtoj.
1. “Unë mundem“
Krijoni një fotografi në kokën tuaj, vizualizoni atë që mund të përballeni në vendndodhjen e mundshme. Mbani në mend se mund të arrini gjithçka nëse keni një plan dhe një dëshirë.
2. “Unë dua”
Vullneti i mirë, iniciativa, dëshira për të mësuar – ne të gjithë i zotërojmë këto cilësi. Gjatë intervistës, mos e teproni me entuziazëm, mund të dukeni të dëshpëruar. Por një vështrim i hapur, një pozicion i qetë i shpatullave dhe një buzëqeshje e lehtë mund të jenë shumë produktive.
3. “Unë jam i shoqërueshëm”
Nuk është e nevojshme të jeni në qendër të vëmendjes në çdo festë, ose të jeni në shërbim të të gjithëve, por duhet të jeni gjithmonë një person bashkëpunues.
4. “Jam i vendosur”
Do të thotë që ju e dëshironi vërtet këtë punë. Gjithmonë përgjigjuni pa mëdyshje për arsyet që ju bënë të aplikoni. Paga është një argument i rëndësishëm kur kërkoni punë, por që në momentin që do të merrni rrogën tuaj të parë, do të kuptoni se është vetëm një pjesë e punës që keni zgjedhur. Mos e kufizoni veten në material kur zgjidhni një punë.
5. “Unë jam kompetent”
Ju bëni punën tuaj dhe jeni ekspert në atë fushë. Ju jeni kompetent në punën tuaj. Në asnjë moment nuk lejoni askënd ta vërë në dyshim këtë. Nëse ka përpjekje, argumentoni qartë dhe tregoni njohuritë tuaja.
Përmblodhi dhe përshtati:
www.studentet.mk