Kibernetika është shkencë e cila është paraqitur pas Luftës së Dytë Botërore dhe merret me studimin e sistemeve në të cilat zhvillohet procesi i udhëheqjes. Themelues i kibernetikës ishte Norbert Viner (Norbert Wiener), i cili më 1948 në SHBA botoi punimin shkencor me titull “Kibernetika ose udhëheqja dhe komunikacioni te qeniet e gjalla dhe te makinat”. Fjala kibernetikë rrjedhë nga shprehja greke “kybernetes” që në përkthim të lirë do të thotë “timonier i anijes” dhe ka kuptimin e “aftësisë së udhëheqjes”.
Gjatë hulumtimeve kibernetika bazohet në modele dhe në metodat matematike dhe logjike. Në kushtet e sotme bashkëkohore kibernetika definohet si shkenca mbi udhëheqjen dhe raportet, e cila përmbanë bashkësinë e modeleve dhe të metodave të mendimit logjik, nëpërmjet së cilave në mënyrën më optimale mund të arrihen qëllimet e parashtruara.
Një pjesë e kibernetikës e cila studion ligjshmëritë dhe aplikimet e formave të ndryshme të këmbimit të informacioneve në sistemet e udhëhequra quhet semiotika ose teoria e shenjave. Në lëmin e ekonomisë semiotika ka për detyrë që të zhvillojë forma më efikase dhe më racionale të këmbimit të informacioneve në mes njerëzve dhe makinave në sistemet ekonomike.
Alfabeti ndërkombëtar paraqitet me bashkësinë e 26 shenjave, kurse alfabeti në gjuhën shqipe me 27 (shkronjat dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh dhe zh paraqiten si kombinime të dy shenjave nga bashkësia e njëjtë e shenjave).
Përveç bashkësive të numrave dhe të Shkronjave përdoren edhe bashkësi të karaktereve të tjera siç janë bashkësia e shenjave të pikësimit, e cila përmban rreth 30 shenja të ndryshme (. ; : ‘ ” ! ? …) si dhe bashkësia e shenjave matematikore që poashtu përmbanë rreth 30 shenja të ndryshme (+, /, …).
Karakteret nga bashkësia e shenjave kombinohen sipas rregullave të përcaktuara dhe kështu fitohen kuptimet, të dhënat dhe informacionet.
Bashkësia e shenjave të ndërlikura në një tërësi e cila ka domethënie të caktuar quhet kuptim.
Ndërlidhja e karaktereve për të formuar një kuptim bëhet duke respektuar rregullat gjuhësore. Kështu p.sh. bashkësia e shkronjave G, J, U, H, A të ndërlidhura në një tërësi (GJTUHA) në gjuhën shqipe ka kuptim të caktuar. Kup-timi në gjuhën e caktuar përcakton ndonjë objekt apo dukuri dhe ka domethënie semantike të përcaktuar. Bashkësia e kuptimeve dhe karaktereve të shtuara sipas nevojës formon të dhënat ose shënimet. Të dhënat mund të jenë analoge dhe digjitale.
Të dhënat e përcaktuara me madhësi fizike të cilat jane në raport të drejtë me madhësitë reale (p.sh. madhësia e zhvendosjes së treguesit të peshores në krahasim me masën e objektit) quhen të dhëna analoge.
Në punët administrative madhësitë fizike paraqiten me shenja të caktuara gjeg-jese numerike ose me shkronja dhe shenja të tjera. Ne elektronike numrat, shkronjat, shenjat e pikësimit dhe shenjat e tjera paraqiten me vargje të dy gjendjeve të ndryshme (psh. vargu i impulseve elektronike me rastet “ka sinjal elektronik” dhe “s’ka sinjal elektronik”) të cilat paraqiten me shifrat binare ‘0″ dhe “1” dhe quhen të dhëna digjitale.