Vonë pas mesnate, në një operacion që zgjati pothuajse 6 orë, u zhvillua me sukses procesi i eksplantimit të zemrës nga një donore e moshës 43 vjeçare, dhe transplantimit të saj tek pranuesi i moshës 54 vjeçare.

Operacioni u zhvillua në spitalin shtetërorë të qytetit të Shkupit, nga mjekët më profesionist nga spitale të ndryshme, dhe me kordinim profesional përfundoi me sukses aktveprimi i parë i kësaj natyreje. Dhuruesja gjithashtu donoi dy veshkët e saja të cilat pastaj u transplantuan tek pranuesit.

“Transplantimi ishte i suksesshëm. Kjo është ditë e madhe për ne. E veçantë në shumë gjëra. Do të doja fillimisht ta falemnderoj familjen e dhuruesit. Të sillet vendim që të dhurohen organet në momentin kur e keni humbur të dashurin, është e vështirë. Nuk mund të paramendohet sa e vështirë. Nevojitet shumë forcë, shumë dashuri dhe shumë humanitet, të mendoni për jetën e një të të huaji në momente kur e dini se e keni humbur më të afërmin. Për këtë u jemi pafundësisht falënderues. Ata janë heronjtë e këtij tregimi. Do të doja t’u falënderohem mjekëve të sektorit publik dhe privat të shëndetësisë, motrave medicinale, koordinatorëve dhe të gjithë atyre që në mënyrë ekipore e realizuan transplantimin. Ky është një sukses i madh për shëndetësinë maqedonase”, ka deklaruar ministri i shëndetësisë Filipçe.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author